Gjukanoviq më nuk do të jetë kryeministër i Malit të Zi

Gjukanoviq më nuk do të jetë kryeministër i Malit të Zi

Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq më nuk do të jetë kryeministër i Malit të Zi edhe krahas fitores në zgjedhjet parlamentare, kumtoi formacioni i tij politik, Partia demokratike e socialistëve (PDS).

Komiteti ekzekutiv i PDS-së, pas seancës me të cilën kryesoi Gjukanoviq, kumtoi se do ta nominojë zëvendësin e tij në parti, Dushko Markoviq për funksionin e kryeministrit.

PDS-ja fitoi në të gjitha 11 zgjedhjet nga vendosja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi dhe ish-Jugosllavi para 25 viteve, lajmëroi DPA.

Më 16 tetor partia fitoi 35 nga gjithsej 81 mandate në Parlament, ku për pak i fitoi katër partitë opozitare, të cilat arritën konsensus rreth një pike të vetme, rrëzimin e Gjukanoviqit, të cilin e emëruan si politikan jashtëzakonisht të korruptuar.

Gjatë natës zgjedhore, Gjukanoviq deklaroi se PDS-ja do të vazhdojë të qeveris me aleatët e tij, Partinë e vogël socialdemokrate dhe katër përfaqësue4sit e pakicave etnike ose me gjithsej 42 vota në Parlament.

Please publish modules in offcanvas position.