Çka u konfiskua në aksionin “Brezovica 6”?

Çka u konfiskua në aksionin “Brezovica 6”?

Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e djeshëm të quajtur “Brezovica 6”.

Aksioni i udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe në koordinim me Policinë u zhvillua në 11 lokacione, në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Podujevë.

Çka u konfiskua në aksionin “Brezovica 6”?

Policia në raporton 24 orësh ka dhënë detaje se çka u konfiskua si provë materiale në këtë aksion.

Policia njofton se në aksionin e djeshëm janë konfiskuar: dy pistoleta, gjashtë vetura, pesë llap-top, dy hard-disk, 15 USB, tri vula dhe dokumente të ndryshme. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE & MARRJE E RYSHFETIT

Brezovicë-Shtërpce 2016 – 2022. Në lidhje me rastin më 21.09.2022 janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale. Gjatë kontrollit në dhjetë lokacione të ndryshme (Prishtinë dhe Podujevë), janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale; dy pistoleta, gjashtë vetura, pesë llap-top, dy hard-disk, 15 USB, tri vula dhe dokumente të ndryshme. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.