Konfiskohen tre tonë rekorde marihuanë në qytetin e Shqipërisë, Rrëshen

Konfiskohen tre tonë rekorde marihuanë në qytetin e Shqipërisë, Rrëshen

Policia e Republikës së Shqipërisë në qytetin Rrëshen ka konfiskuar tre tonë kanabis.

Mediat shqiptare bënë të ditur se gjatë operacionit, ku morën pjesë rreth 100 forca policore, janë arrestuar mbi 15 persona, të cilët janë kapur në magazinë.

Kjo e fundit ishte nën vëzhgim që pej orëve të para të ditës së sotme dhe vetëm rreth orës 14:00 të mesditës policia ka ndërhyrë.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Noka ka denoncuar i pari se në zonën e ish-pularisë në Rrëshen janë zbuluar 3 tonë kanabis. Sipas tij, droga ndodhet në një magazinë e cila është rrethuar, ndërsa policia e Rrëshenit nuk pranon të ndërhyjë. Noka thotë se pritet ndërhyrja e RENEA-s

"Pazaret e drogës tashmë kanë kaluar nga konflikte mes bandash në përplasje brenda vetë policisë. Në këto momente tek magazinat e ish pularisë në qytetin e Rrëshenit zbulohen sasi të frikshme droge", shkruan Noka në profilin e tij në "Facebook".

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë rreth 3 ton drogë. Banesa është rrethuar nga një grup i policisë.

Presidenti Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi sipas tij, situata e kanabisit në vend është mjaft shqetësuese, jo vetëm per autoritetet shqiptare, por edhe për ato partnere.

Please publish modules in offcanvas position.