Zgjedhjet në Bullgari: Rezultatet e pjesshme tregojnë për fitore të Borisovit

Zgjedhjet në Bullgari: Rezultatet e pjesshme tregojnë për fitore të Borisovit

GERB e qendrës së djathtë, një parti e fajësuar për korrupsion ndër vite, ka fituar zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë, sipas rezultateve të pjesshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët kanë numëruar 99% të votave nga zgjedhjet e së dielës, nga ku thuhet se GERB-in e ish-kryeministrit Bojko Borisov ka 25.4% të votave.

Partia qendrore kundër korrupsionit “Ne Vazhdojmë Ndryshimin”, ishte e dyta, me 20.2% të votave në zgjedhjet e katërta kombëtare të Bullgarisë në më pak se dy vjet.

Rezultatet përfundimtare zyrtare për vendin më të varfër të BE-së priten të enjten pasi të numërohen edhe votat jashtë shtetit.

GERB, i cili është përballur me akuzat për lejimin e korrupsionit të përhapur në Bullgari, ka të ngjarë të përballet me vështirësi për të formuar një koalicion.

Zgjedhjet e parakohshme erdhën pasi një koalicion i brishtë i udhëhequr nga Kiril Petkov humbi një votë mosbesimi në qershor.

Petkov ka thënë më parë se do të refuzonte të qeverisë me Borisov.

Megjithatë, analistët thonë se partitë politike, të vetëdijshme për rreziqet ekonomike nga lufta në Ukrainë dhe zhgënjimin e votuesve me paqëndrueshmërinë politike, mund të “fshijnë” dallimet e tyre.