Në Kosovë janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për terrorizëm

Në Kosovë janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për terrorizëm

Në një operacion të zhvilluar në tri qytete të ndryshme të Kosovës, policia kosovare bën të ditur se Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, e mbështetur edhe nga njësite tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, ka arrestuar shtatë persona të përfshirë në vepra terroriste.

"Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, e mbështetur edhe nga njësitë tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë një operacion në rajone të ndryshme të Kosovës (Mitrovicë, Ferizaj, Prishtinë) për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej në njoftim thuhet se "Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Stacionin e Policisë shtatë (7) persona (V.I, L.M, B.B, B.I, K.P, L.V dhe L.M), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në vepra penale nga Kapitulli XIV i Kodit Penal, përkatësisht Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për Radio Evropa e Lirë tha se në bazë të vlerësimeve nga Policia e Kosovës, situata e sigurisë konsiderohet e qetë dhe stabile.

"Personat e arrestuar tani janë në organet e drejtësisë. Kosova konsiderohet se është një vend stabil, i qetë, por kuptohet nganjëherë me disa incidente që ndodhin, mirëpo mund të themi se nuk ka asnjë indikacion për shqetësim apo për ndonjë rrezik potencial të mundshëm", tha Kelani.

Please publish modules in offcanvas position.