Shpërthim në qendër të Stambollit

Shpërthim në qendër të Stambollit

Policia turke tha në një deklaratë se e dyshuara hyri në vend përmes qytetit Afrin në Sirinë veriore pa dokumentacion për të kryer sulmin në zemër të qytetit më të madh të Turqisë, nga i cili sulm u vranë të paktën gjashtë persona dhe u plagosën më shumë se 80 të tjerë.

Sipas deklaratës, oficerët kontrolluan 1200 kamera sigurie për të përcaktuar rrugën e sulmueses së dyshuar, e cila dyshohet se kishte vendosur bombën në vendngjarje përpara se të nisej me një taksi.

Si pasojë, rreth 46 persona u arrestuan, shtoi policia.

Departamenti i Policisë së Stambollit ka dalë me një deklaratë rreth sulmit me bombë të ndodhur të dielën, 13.11.2022 në rrugën Taksim Istiklal në lagjen Beyoğlu të Stambollit.

Në këtë drejtim, duke folur rreth identitetit të të dyshuarës, është thënë se në operacionin e zhvilluar në adresën e caktuar në orën 02.50 është kapur e gjallë shtetasja siriane Ahlam Albashir, që supozohet se ka kryer aktin.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.