Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, disa banesa rrezikojnë përmbytjen

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, disa banesa rrezikojnë përmbytjen

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit në Shqipëri kanë shkaktuar probleme të shumta, një prej të cilave është edhe bllokimi i disa prej akseve rrugore, siç është edhe autostrada Tiranë-Durrës, raporton TCH.

Pas situtatës së krijuar për shkak të reshjeve, me urdhër të ministrit Saimir Tahiri pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në aksin rrrugor Tiranë-Durrës janë përmbytur pjesë të ndryshme të autostradës, ndërkohë disa banesa në kthesën e Kasharit rrezikohen të përmbyten.

Bëhet e ditur se policia rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina. Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit.

Zonat më problematike për momentin janë: Autostrada Tiranë-Durrës në segmentin kthesa e Kasharit - Vorë është e bllokuar nga vërshimi i ujërave, ku niveli i ujit tek kthesa e Kasharit ka arritur deri në 50 centimetra.

Situatë problematike ndërkohë paraqitet edhe në aksin Lezhë - Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojës.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar, e të qëndrojnë larg lumenjve. Gjithashtu këshillohet që fëmijët të mos lëvizin të pa shoqëruar nga të rriturit.

Meteororlogët ndërkohë parashikojnë se situata do të jetë e ngjashme përgjatë gjithë ditës së sotme ku parashikohen shira të dendur dhe erëra.

Please publish modules in offcanvas position.