Kurti: Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE në dhjetor

Kurti: Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE në dhjetor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka bërë të ditur se Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të 2022-tës, pra në muajin dhjetor.

Kurti për FAZ tha se Kosova do të jetë në mesin e shteteve si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Kreu i Qeverisë së Kosovës theksoi se ai e di që anëtarësimi s’do të bëhet së shpejti.

“Sigurisht, ne e dimë se anëtarësimi nuk do të ndodh së shpejti. Por, është e rëndësishme që ne zyrtarisht dhe publikisht të shprehim dëshirën tonë për t’u anëtarësuar në BE” – ka thënë Kurti.

Gjithashtu gjatë intervistës së realizuar nga gazetari Michael Mertens, Albin Kurti ka folur edhe për temat të tjera me rëndësi të veçantë.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.