Kurc: Mbyllja e kufijve vetëm do ta ngarkojë Ballkanin Perëndimor

Kurc: Mbyllja e kufijve vetëm do ta ngarkojë Ballkanin Perëndimor

Ministri austriak i Punëve të Jashtë Sebastijan Kurc sot në Sarajevë theksoi se Austria nuk dëshiron thjesht t'i mbyllë kufijtë e vet dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor t'i lërë në baltë me problemin e refugjatëve, por orvatet për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët, veçanërisht me Serbinë dhe Maqedoninë, lajmëroi Tanjug.

Në konferencën për shtyp me shefin e diplomacisë boshnjake Igor Crvadak, në Sarajevë, Kurc tregoi se, nëse Austria vetëm i mbyll kufijtë e vet, do të vijë në ngarkesë të Ballkanit Perëndimor.

"Nuk duam askujt t'i shkaktojmë ngarkesë që nuk mundet ta mbajë, porositi ai për shqetësimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor se vendimi i Qeverisë austriake për pranim të kufizuar të refugjatëve do të shkaktojë ngecje në këto vende.

Sipas tij, tërësisht ishte gabim që Greqia vetëm i lëshonte refugjatët në vendet që nuk janë anëtarë në BE.

"Ndërkohë, për fat, erdhi në ndërgjegjësim se vetëm me lëshimin e refugjatëve nuk funksionon. Është i domosdoshëm sigurimi i kufijve, pasi vetëm një e katërta e refugjatëve vijnë nga Siria", konstaton Kurc.

Shefi i diplomacisë austriake nuk e përjashton mundësinë që refugjatët, gjatë mbylljes së kufirit të Maqedonisë, të mund të gjejnë rrugë të reja për Evropën Qendrore, por, me bashkëpunimin e mirë të të gjitha vendeve, problemet që do të shkaktohen me ruta të reja, mund në kohë të zgjidhen.

Please publish modules in offcanvas position.