Përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi Berisha dhe 4 deputetë të PD

Përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi Berisha dhe 4 deputetë të PD

Pas tensioneve të një dite më parë në Kuvendin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe 4 deputetë të PD-së janë përjashtuar me 10 ditë.

Veç kreut demokrat, deputetët e tjerë të përjashtuar për 10 ditë janë Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

“U sollën në mënyrë të pahijshme dhe jo etike duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës dhe duke shkaktuar kaos. Zaptuan foltoren”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PS-së për përjashtimin e deputetëve.

Në seancën e së enjtes, Berisha dhe deputetë të tjerë të PD kërkuan të futej në rend të ditës çështja e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal. Kërkesa e tyre u rrëzua nga deputetët e mazhorancës, por sërish deputetët e opozitës nuk u larguan nga foltorja.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.