Dëmet nga tërmetet në Turqi kanë arritur 103,6 miliardë dollarë

Dëmet nga tërmetet në Turqi kanë arritur 103,6 miliardë dollarë

Dëmet e shkaktuara nga tërmetet katastrofike në Turqi në fillim të shkurtit kanë arritur 103,6 miliardë dollarë, që është rreth nëntë për qind nga BPV i projektuar për vitin 2023, kumtoi sot Ministria e Financave në Ankara.

Kjo shumë është gjashtë herë më e madhe se dëmi i shkaktuar pas tërmetit në Marmara në vitin 1999.

Pjesa më e madhe e dëmit, 54,9 për qind është shkaktuar në ndërtesat banesore, me vlerë prej 56,9 miliardë dollarë, publikoi portali i kanalit turk "NTV".

Dëmet e objekteve publike infrastrukturore dhe komunale janë 12,9 miliardë dollarë, ndërsa në sektorin ekonomik dëmi është 11,8 miliardë dollarë.

Në atë numër janë përfshirë dëmet e bëra në energjetikë, turizëm, shëndetësi, arsim dhe sektorë tjerë.

Në tërmetet më 6 shkurt në Turqi jetën e kanë humbur rreth 50.000 njerëz.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.