Zëvendësministri i Mbrojtjes Maksuti për vizitë në Kosovë

Zëvendësministri i Mbrojtjes Maksuti për vizitë në Kosovë

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Bekim Maksuti, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Maksuti në Prishtinë do të realizojë takime me ministrin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, zëvendësministrin Muhamet Latifi, sekretarin e përgjithshëm në Minsitri, Shkëlzen Silaj, si dhe me komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneral-kolonelin Rrahman rama.

Zëvendësministri do ta vizitojë edhe Qendrën për studime universitare në kasermën "Adem Jashari" në kryeqytetin kosovar.

Please publish modules in offcanvas position.