Policia shqiptare pjesë e operacionit ndërkombëtar EMPACT JAD 2023

Policia shqiptare pjesë e operacionit ndërkombëtar EMPACT JAD 2023

Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, ka folur për operacionin ndërkombëtar EMPACT JAD 2023, të zbatuar nga 13 deri 18 nëntor, i cili njëkohësisht u realizua në 26 vende evropiane, me mbështetje të Europolit, Interpolit, Eurojust, Fronteks, Agjencisë Evropian për Roje Kufitare dhe agjenci të tjera ndërkombëtare për zbatimin e ligjit.

Operacioni kishte në shenjestër rrjete të trafikimit të armëve të zjarrit, të lëndëve narkotike, të emigrantëve si dhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë.

"Në Shqipëri operacioni u koordinua nga Drejtoria e Europol, duke angazhuar në total 315 punonjës të policisë për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve. U arrestuan 28 shtetas, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kilogramë lënde narkotike kanabis dhe shumë doza kokainë", njoftoi Balla në Fejsbuk.

Shtoi se në total në 26 vendet europiane, gjatë këtij operacioni janë arrestuar 566 shtetas (218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera); janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë (626 kilogramë kokainë, gati 300 kilogramë kanabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.