Meta: Mbështesim nismën e Ali Ahmetit për bashkimin e shqiptarëve

Meta: Mbështesim nismën e Ali Ahmetit për bashkimin e shqiptarëve

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka qenë i pranishëm në një mbrëmje festive në Dibër, foli edhe për situatën paszgjedhore në Maqedoni dhe atë para formimit të qeverisë së re.

Meta tha se interesi ynë i vetëm është që shqiptarët e Maqedonisë të jenë me të drejta të plota, dhe se mbështet nismën e kryetarit të BDI, Ali Ahmetit, për bashkimin e shqiptarëve në një platformë të përbashkët.

"Interesi ynë i vetëm është një Maqedoni evropiane dhe shqiptarët të gëzojnë të drejta të plota atje. Mbështesim nismën e Ali Ahmetit për bashkimin e shqiptarëve në një platformë të përbashkët," tha Meta.