Qeveria Kosovës refuzon kërkesën e Nikoliqit, anulohet vizita në Shtërpcë

Qeveria Kosovës refuzon kërkesën e Nikoliqit, anulohet vizita në Shtërpcë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë së Serbisë për ta vizituar nesër komunën e Shtërpcës në Kosovë, thuhet në njoftim.

"Refuzimi vjen pas vonesës për të deponuar me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë ashtu siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve", thuhet me tej në njoftim.

Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të arriturave të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve.

Po ashtu, ato janë kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë.

Ndërkohë mediat serbe sot kanë njoftuar se bashkëpunëtoret e presidentit serb Nikoliq nuk janë lejuar të kalojnë pikë kalimin kufitar në Merdare, me qëllim që të përgatisnin vizitën e shefit të shtetit serb, përfshirë edhe vlerësimin e çështjes së sigurisë.

Sipas gazetës serbe Blic.rs. zyrtarët serbë kanë qëndruar në Merdare prej orës 11.00 deri në 16.00, por nuk janë lejuar të hyjnë, transmeton Gazeta Expres.

"Nuk është kryer çështja e vlerësimit të sigurisë dhe vizita është shtyrë" ka thënë një burim për gazetën serbe.

Please publish modules in offcanvas position.