Shqiptarët në veri të Kosovë, mes frikës dhe pasigurisë

Shqiptarët në veri të Kosovë, mes frikës dhe pasigurisë

Shqiptarët të cilët jetojnë në veri të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok, ndihen të rrezikuar nga serbët, dhe sidomos pas ngjarjeve të fundit të cilat kanë vënë në gadishmëri ushtrinë serbe dhe atë të Kosovës.

Këtë "frikë" kanë edhe njohësit e çështjeve politike, ekspertët e sigurisë dhe përfaqësuesit e subjekte politike opozitare, pasi sipas tyre, të gjitha situatat e fundit kanë ardhur si produkt i dialogut Kosovë – Serbi, bisedime të cilat sipas tyre duhet të ndërpriten urgjentisht.

Në anën tjetër përfaqësues politikë në Mitrovicën e Veriut vlerësojnë se siguria e shqiptarëve në katër komunat është stabile, madje, ata shprehen të sigurt edhe pse thonë se pas provokimeve të fundit ka pasur grimca pasigurie mes shqiptarëve.

Shefi i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Mitrovicën së Veriut, Bashkim Cimili, ka vlerësuar se në pjesën veriore të vendit s'ka asgjë të sigurt, megjithatë pas kthimit të trenit, siç thotë ai, shqiptarët janë më të relaksuar.

"Sigurt, këtu s'ka asgjë, por pas kthimit të trenit shqiptarët janë më të relaksuar. Pushteti i Kosovës e tregon atë seriozitetin e tij dhe e kthen trenin mbrapsht.

Kjo ka qenë një sfidë për shqiptarët në veri. Qytetarët shqiptarë i besojnë kryetarit të Kuvendit në deklaratën e tij në lidhje me çështjen e murit dhe rrënimin e tij", ka thënë ai.