Thaçi: Nëse nuk votohet demarkacioni, nuk ka liberalizim vizash me vite, ndërsa edhe me dekada

Thaçi: Nëse nuk votohet demarkacioni, nuk ka liberalizim vizash me vite, ndërsa edhe me dekada

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka tërhequr vërejtjen se nëse nuk votohet Demarkacioni atëherë Kosova nuk është se mbetet pa viza për disa muaj, por vizat shtyhen për disa vjet, "ndoshta edhe për dekada".

Thaçi në Zona e Debatit në Klan Kosova pohoi se është brenda përgjegjësisë së deputetëve të Kosovës ta votojnë Demarkacionin, rrjedhimisht liberalizimin e vizave.

"Unë kam garanci nga zyrtarët e BE-së, Junker, Tusk, Mogerini, komisioneri Avramopoulos, Han, se liberalizmi i vizave do të ndodhë, nëse kalon demarkacioni. Unë zotohem se liberalizimi do të ndodhë brenda muajsh. nëse kalon demarkacioni".

“Demarkacioni është i drejtë, i saktë, por është politizuar tej mase. Pa demarkacion nuk ndodh liberalizimi vizave”, ka pohuar Thaçi, njofton Klan Kosova.

"Janë tri pengesa; Pengesa e parë është mungesa e serbëve në Kuvend, e dyta, opozita nuk e voton dhe e treta, obligimi partnerëve të koalicionit t‘i gjejnë deputetët, t’i bindin deputetët dhe të votojnë. Tashmë janë shterur debatet, qeveria duhet të procedojë dhe nuk ka arsyetim që kjo çështje duhet të votohet".

Gjithsesi, Thaçi ka ritheksuar se kriteri i Demarkacionit është shumë i padrejtë nga Bashkimi Evropian.

"Mirëpo Bashkimi Evropian e ka futur si kusht në mënyrë të panevojshme. Kritere të dyfishta. Po, kriteri për Demarkacionin është i padrejtë, por rezistenca është naive. Por, e theksoj, është futur, papritur dhe padrejtësisht".

Presidenti ka treguar edhe për atë se çfarë thonë në BE kur futjen e Demkarkacionit si kusht.

"Përgjigja e BE-së ka qenë se mësojmë nga gabimet e mëparshme me anëtarësimin e shteteve të tjera".

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.