Ivanov-Nishani: Nevojitet përmbajtje dhe normalizim i marrëdhënieve bilaterale

Ivanov-Nishani: Nevojitet përmbajtje dhe normalizim i marrëdhënieve bilaterale

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot në Baku, Azerbajxhan realizoi takim bilateral me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

Siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, të dy presidentët në takim kanë biseduar për marrëdhëniet mes të dy vendeve në kontekst të situatës aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, si dhe kontekst në situatës dhe sfidave në rajon.

Ivanov gjatë bisedës me Nishanin, e ka riafirmuar qëndrimin se mënyra në të cilën u soll platforma post zgjedhore e partive nga blloku politik shqiptarë dhe deklaratat të cilat vijuan nga ana e funksionarëve të lartë të Republikës së Shqipërisë paraqesin përzierje në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë.

"Përzierja e tillë në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë është stimulim për realizimin me të madhe të ideve kombëtare, tensioneve dhe paraqet shembull negativ jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë. Nevojitet ulje e tensioneve në rajon dhe retorikë e kujdesshme", ka thënë në takim presidenti Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë ka theksuar se Republika e Shqipërisë është mike dhe do të mbetet mike e Republikës së Shqipërisë dhe për këtë qëllim nevojiten hapa të mëtejme konkret të ndërsjellë për normalizimin dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

"Pakica kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë dhe bashkësia etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë duhet të jenë faktorë të afrimit dhe pasurimit të bashkëpunimit, e jo burim i tensioneve", theksoi në takim presidenti Ivanov. Në këtë drejtim, presidenti i Maqedonisë ka shprehur bindjen se vetëm me dialog mund të kërkojnë zgjidhje dhe të tejkalohen dallimet për çështje të caktuara.

Të dy presidentët janë dakorduar se nevojitet përmbajtje, ndërmarrje e hapave të ndërsjellë për rritjen e besimit të ndërsjellë dhe përqendrim në prioritet e përbashkëtës, të cilat nënkuptojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, përparim i bashkëpunimit rajonal dhe përqendrim në projektet që do ta avancojnë jetën e qytetarëve të të dy vendeve.

Takimi i të dy presidentëve u realizua në margjina të Forumit të 5-të global në Baku me temë "Ardhmëria e marrëdhënieve ndërkombëtare: fuqi dhe interesa", në të cilin merr pjesë presidenti Ivanov.