Ymeri dhe Kurti me 1 mijë persona kalojnë natën jashtë

Ymeri dhe Kurti me 1 mijë persona kalojnë natën jashtë

Aktivisti i Vetëvendosjes Valdrin Ahmeti, ka pohuar se mbi 1 mijë persona e kanë kaluar natën në tendat e vendosura në dy sheshet e kryeqytetit nga partitë opozitare.

Sipas tij, gjithçka ka shkuar në rregull si dhe nuk pasur asnjë problem gjatë gjithë natës.Ahmeti ka njoftuar se edhe gjendja shëndetësore e të gjithë protestuesve është e mirë dhe se asnjë nga ta nuk ka pasur nevojë për ndihmën e mjekëve. Poashtu, sipas Ahmetit edhe qytetarët i janë përgjigjur thirrjeve të Vetëvendosjes që të sjellin ushqim e batanie për protestuesit.Ai bëri të ditur se në mesin e këtyre të fundit natën në tenda e kanë kaluar edhe Visar Ymeri e Albin Kurti derisa për krerët e dy partive tjera opozitare Ahmeti ka thënë se nuk i ka parë.Aktivisti i Vetëvendosjes ka potencuar se qëndrimi i tyre në sheshe do të jetë deri më 7 mars, kohë kjo, deri kur parashihet zgjedhja e presidentit.