Nëse në tri raunde nuk zgjidhet kryetari i Parlamentit, Kosova shkon në zgjedhje të reja

Nëse në tri raunde nuk zgjidhet kryetari i Parlamentit, Kosova shkon në zgjedhje të reja

Nëse deputetët e parlamentit të Kosovës, në tri raunde nuk arrijnë ta zgjedhin kryetarin, Kosova shkon në zgjedhje të reja.

 

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Riza Smaka, në një prononcim për Indeksonline ka treguar se si duhet të shkojë procesi gjatë kësaj dite sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Sipas tij, kandidati për kryetar të Kuvendit do të zgjidhet nëse merr shumicën absolute, që do të thotë së paku 61 vota. Pastaj do të zgjidheshin edhe pesë nënkryetarët dhe me këtë do të konstituohej njësia e Kuvendit dhe Kuvendi i Kosovës.

"Por, në rast se kryeparlamentari dështon të zgjidhet me të parën herë, Smaka thotë se grupi më i madh parlamentar ka të drejt që edhe dy herë të tjera të propozojë kandidatin e vet. Në rast se dështon dhe në të tretën herë, sipas tij, vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje", thotë Samka.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë ka caktuar datën 3 gusht për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit. Këtë ditë, grupi më i madh parlamentar ka autorizimin për të propozuar kandidati për kryetar të Kuvendit.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se frikësohet për të ardhmen fëmijëve të mi në një Qeveri që do të qeveriset nga Albin Kurti.

Deputetja e zgjedhur Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, beson se asnjë votë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa nuk "do të rrjedhë" për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Sipas saj, nuk do të votohet as Kadri Veseli si kryeparlamentar.

Në zgjedhjet e parakohshme, të mbajtura më 11 qershor, PAN i fitoi 39 mandate deputetësh, Lëvizja "Vetëvendosje" 32, ndërsa koalicioni LAA 29 deputetë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.