Makinat luksoze të liderëve politik sfidojnë biçikletën e van hojte

Makinat luksoze të liderëve politik sfidojnë biçikletën e van hojte

Kriza politike në Maqedoni, mbetet në pikën zero

Marrëveshja e Përzhinos e cila përkohësisht i dha fund krizës politike në Maqedoni, është kthyer në pikën fillestare. Liderët e katër partive më të mëdha politike në takimet e fundit ku është debatuar për Ligjin për bombat dhe formimin e qeverisë teknike nuk po lëshojnë pe.

Në anën tjetër faktori ndërkombëtar kërkon nga palët që të respektojnë marrëveshjen e Përzhinos, sepse vetëm kjo marrëveshje mund të zgjidh krizën në vend dhe t’i hapu rrugë integrimit në BE dhe në strukturat atlantike, në të kundërtën nuk përjashtohet mundësia që kriza edhe më tej të thellohet. Si duket për momentin makinat luksoze të liderëve politik e kanë sfiduar biçikletën e përfaqësuesit ndërkombëtar Piter Van Hojte, cili edhe në orët e natës është përpjekur që t’i bind palët që ta vazhdojnë dialogun dhe të merren vesh.

Ndoshta udhëtimi me biçikletë nuk i ka bindur sa duhet bosët e politikës në Maqedoni, se më me rëndësi është e ardhmja e vendit se sa vozitja e makinave luksoze. Por analistët thonë se “ Marrëveshja mund të merr epilog nëse amerikanët ushtrojnë një diplomaci më konkrete, më aktive ndaj liderëve partiak dhe kryeministrit“. “Mosarritja e marrëveshjes ndikon negativisht në rekomandimin e Komisionit Evropian. Tani nëse kemi liderë aq karizmatikë që të çojë Maqedoninë përpara t’i zbatojë marrëveshjet dhe tu përmbahet atyre pikave, atëherë kjo do të jetë në të mirën e Maqedonisë dhe qytetarëve, nëse ajo atëherë Maqedonia është në një qorrsokak të madh“. Në gjithë këtë katrahurë liderët politik shqiptar Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, ndjehen më të qetë për faktin se jo vetëm që nuk kanë dhënë ndonjë propozim konkret për dalje nga kriza, por janë pajtuar me të gjitha propozimet që janë shtruar në tavolinën e bisedimeve pavarësisht efektit që mund të prodhojnë ato. Marrëveshja e Përzhinos, pritet të merr kahe tjetër gjatë javës së parë të nëntorit kur pritet të publikohet edhe raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë, raport që mund të përcaktojë të ardhmen e vendit. Komisioni Evropian (KE) akoma mban hapur draftin e raportit të progresit për Maqedoninë me qëllim që të përfshijë zhvillimet e fundit në vend.

Maja Kocijancic, zëdhënësja e Komisionit Evropian, ka theksuar se situata në vend po ndiqet me vëmendje megjithëse refuzoi të komentonte përmbajtjen e raportit, përpara miratimit të tij zyrtar. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se ka shumë mundësi që Maqedonia të humb të drejtën e fillimit të bisedimeve për inkuadrim në BE dhe kjo do të prodhonte efekte negative në vend.

Deklarata e përbashkët e përfaqësuesve ndërkombëtar në lidhje me zhvillimet politike në vend ka dërguar sinjal të qartë se faktori ndërkombëtar është lodhur nga lojërat e politikanëve maqedonas dhe se nuk e ka ndërmend të humbas kohë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Bashkimi Evropian, përmes ambasadorëve të tyre në Shkup shprehën zhgënjimin e tyre për bllokimin e bisedimeve dhe mos-realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Në deklaratën e përbashkët mes tjerash thuhet se “I kemi bërë thirrje kryeministrit Nikolla Gruevski që të autorizojë ekipin e tij për të gjetur marrëveshje për çështjet e pazgjidhura të marrëveshjes së Përzhinos, si dhe të zbatojë reformat e nevojshme të cilat do të krijojnë terrenin për zgjedhje të besueshme, të lira dhe demokratike që do të pranohen brenda dhe jashtë vendit, si dhe për llogaridhënie në rast të shkeljeve.

Sa i përket kësaj, presim që Prokurorit Special të votohet unanimisht nga Parlamenti, ti sigurohen mjetet që i ka kërkuar, për të zhvilluar punën e sajë të rëndësishme”, deklaroi Çarls Garet, ambasador i Britanisë së Madhe. Tani Biçikleta e Van Hojte është në pritje të nisjes së makinave luksoze të qeverisë drejt klubit të deputetëve për të zgjidhur ngërçin politik.

Please publish modules in offcanvas position.