Fjala E Lirë Nuk Mund Të Ndalohet “Me Sytë Nga E Ardhmja”

Liria e fjalës është vetëm njëra në serinë e të drejtave universale të njeriut.

Prandaj, është thënë se disa të drejta janë të drejta universale të njeriut, sepse ato duhet të zbatohen për çdo individ në mënyrë të barabartë. Liria e fjalës i lejon çdo personi të lirë për të shprehur mendimet dhe reflektimet e tij, me kusht që shprehja e tillë nuk do fyej të tjerët që janë ose flasin ndryshe nga ne. Pra me këtë kuptohet se edhe media ka të drejtë të shprehet lirshëm pa cenuar interesat ose të drejtat e palës tjetër. Mirëpo liria e shprehjes në disa shtete që pretendojnë të jenë në Bashkimin Evropian, jo vetëm që nuk respektohet madje ajo po sulmohet me  metodat më të ashpra. Rasti i fundit në Turqi ku pushteti me dhunë mbylli gazetën  me tirazh më të madh “ZAMAN”, dëshmon se pushteti nuk ka të bëjë me lirinë e shprehjes, por me të vërtetën. Pra liria e shprehjes dhe mendimit të lirë shpie deri te zbulimi i të vërtetës edhe atë përmes rrugës së fakteve dhe argumenteve. Sulmi ndaj medieve që nuk i shkojnë përshtati politikës së Erdoganit,  e  në veçanti ndaj gazetës “Zaman”, tregon qartë se ky vend në vend që të zhvillojë demokracinë dhe të çojë vendin përpara, vazhdon të godas fjalën e lirë. Por kulmi arrin kur presidenti ndërhyn edhe në punën e Gjykatës Kushtetuese,  duke kërkuar nga ajo që të shkel fjalën e lirë, pra të drejtën universale pasi nuk i shkojnë përshtati atij. Mirëpo në këtë drejtim Gjykata Kushtetuese duke respektuar parimet universale të të drejtave të njeriut, të fjalës së lirë, duke u mbështetur në fakte dhe argumente pasi dihet se gjykata mbështete në prova  veproi në favor të lirisë së shprehjes, shpalli dy pafajshëm dy gazetar. Ky vendim i irritoi pamasë presidentin turk Erdogan i cili në pamundësi për tu hakmarrë ndaj  këtij vendim filloi të sulmojë media tjera. Sulmi ndaj gazetës “ZAMAN” dhe masës së mbledhur ka shkaktuar indinjatë të thellë tek qarqet e ndryshme ndërkombëtare të cilët fuqishëm e dënuan aktin ndaj fjalës së lirë. Ky akt do të inkurajojë edhe mediet tjera që të vazhdojnë misionin e tyre për të informuar opinion në mënyrë të paanshme  dhe në shërbim të opinionit e jo vegël e pushtetit.  Paradoksale më duket mendimi i disa “personave” në vendin tonë e cilët e justifikojnë sulmin ndaj medies së lirë, por në anën tjetër vazhdojnë të thumbojnë pushtetin në Maqedoni se po i kontrollon mediumet dhe se nuk respektojnë mendimin e lirë.  Justifikimi i tyre nuk përkon aspak me realitetin, sepse shprehja e fjalës së lirë dhe informimi i drejtë i opinionit janë të drejta universale jo vetëm për Evropën,  por edhe për Maqedoninë edhe për Turqinë. Rasti në Turqi ndryshon nga këtu sepse atje jo vetëm që është mbyllur një gazetë, por atje masa është sulmuar nga forcat policore, kurse te ne mediet edhe përkundër presioneve vazhdojnë të punojnë dhe të informojnë opinion. Leksioni bazë i medies dhe i diplomacisë ka të bëjë me funksionimin e sistemit të politikave informuese dhe globale. Nga kjo shihet se diplomacia është shumë e rëndësishme për të kuptuar se si funksionon sistemi i politikave globale botërore dhe për të kuptuar politikat e shteteve të ndryshme në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Diplomacia në praktiken ndërkombëtare në shumicën e rasteve është ngushtë e lidhur me përpjekjet për të krijuar informim të paanshëm, stabilitet, paqe dhe rend në kuadër te sistemit botëror.

Please publish modules in offcanvas position.