Maqedonia vendi ku gjithçka është legale, por jo edhe legjitime

Maqedonia vendi ku gjithçka është legale, por jo edhe legjitime

Në pikëpamjen politike opozita ende pa ndonjë platformë konkrete për të nxjerr vendin nga kriza, por vetëm me akuza dhe premtime boshe se si duhet të jetë vendi  pa ofruar ndonjë zgjidhje konkrete.

Ligji i amnistisë që kryetarit i jepet e drejta të lirojë nga burgu falsifikuesit e zgjedhjeve, pedofilët, pastrimi i listës së votuesve, konfiskimi i materialeve nga Regjistri Qendror, arrestimi i personave të përfshirë në aferën “fabrika e letërnjoftimeve”, protesta dhe kundër protesta, korrupsioni, zgjedhjet e qershorit, kriza e refugjatëve, hapja e vendeve të “reja të punës”, janë fjalët të cilët qytetarët pothuajse për çdo ditë i dëgjojnë në mediet.

Këto çështje kanë krijuar një atmosferë mjaft të zymtë për shkak se interesat e qytetarëve vazhdojnë të injorohen në masë të madhe. Lufta e pushtetit gjyqësor në vend se të orientohet kah çrrënjosja e korrupsionit dhe krimi të organizuar, ajo është orientuar kah prokuroria speciale e cila tani duhet të ballafaqohet jo vetëm me prokurorinë shtetërore, por edhe me udhëheqjen politike.

Në anën tjetër situate akoma më shqetësuese po bëhet në ministrinë e punëve të brendshme e cila drejtohet nga opozita maqedonase. Pavarësisht se po tenton që të zbatojë kërkesat e PSP, sërish aksionet e para janë ndërmarrë në rajonet e banuara me shqiptare. Ndoshta kjo thjesht është një rastësi, por tek opinion ka shtuar dyshimet për selektimet e mundshme që mund të bëhen nga policia e cila në shumë raste ka qenë selektive dhe shqiptarët sërish i druajnë ndonjë montimi. Deri tani policia ka mundur të intervenojë në shumë raste ose të arrestojë personat e përfshirë në vepra të kundërligjshme siç janë falsifikim i zgjedhjeve, fshehje e të dhënave personale, mosdeklarim të pasurive etj, por këtë gjë nuk e ka bërë. Maqedonia për momentin është bërë vendi ku në të njëjtën kohë të gjithë kanë pushtet, por asnjëri nuk është legjitim, të gjithë angazhohen për të respektuar ligjin, dhe të gjithë janë mbi ligjin, të gjithë flasin për Kushtetutën e askush nuk e përfill atë. Institucionet e shtetit janë legale, por jo edhe legjitime kjo sipas PSP.

Atmosfera në vend vetëm dy muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare akoma më tepër pritet të përkeqësohet si rezultat i luftës që ka shpallur PSP ndaj zyrtarëve shtetëror dhe ndaj falsifikuesve disa cikleve zgjedhore, duke mos pranuar të jap llogari para komisionit për politikë të jashtme. Në anën tjetër pritet që gjatë këtyre ditëve ajo t’i shpall lufte edhe disa kompanive për të cilat ka dyshime për keqpërdorim të parave publike dhe pastrimit të parave. E motivuar nga ndërkombëtarët të cilët i japin mbështetje të pa rezervë dhe nga rasti i Rumanisë, duket se PSP në Maqedoni, do ta çojë deri në fund këtë proces. Një proces mjaft i vështirë për tu realizuar, por jo edhe i pamundur. Në mesin e këtyre proceseve mbesin qytetarët të cilët për momentin nuk kanë ndonjë orientim të qartë ndoshta kjo për shkak të krizës ekonomike, mbylljes së vendeve të punës, reklamimit të tepërt të pushtetit për një të ardhme më të ndritur, frikës se mos humbasin vendin e punës, presioneve të ndryshme etj.

Në pikëpamjen politike opozita ende pa ndonjë platformë konkrete për të nxjerr vendin nga kriza, por vetëm me akuza dhe premtime boshe se si duhet të jetë vendi pa ofruar ndonjë zgjidhje konkrete. Në planin ndërkombëtar Maqedonia, mbetet ende në linjën e parë të frontin me refugjatët pas mbylljes së kufirit. Marrëdhëniet me shtetet e BE-së disi janë zbehur për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes së Përzhinos. Edhe mediet ndërkombëtare i kanë dhënë jehone zhvillimeve në Maqedoni. Aty mes tjerash thuhet se “PSP kanë hapur procedurë para hetimore për 80 persona të dyshuar për mashtrime zgjedhore. Mes tyre edhe ish ministra e Punëve të Brendshme dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, njëkohësisht funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së. Por, kërkesat që t’u shqiptohen masë paraburgimi, janë refuzuar nga Gjykata Themelore. Edhe Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kryetari i shtetit të mund t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore. Ai është ndjekës i Gruevskit.

Njëkohësisht prokurorët publik të afërt me pushtetin, e ngadalësojnë dorëzimin e dokumenteve, Ministria e Financave e vonon pagesën, megjithatë, tre prokuroret speciale nuk janë frikuar”, shkruan NCC. Në anën tjetër pritet që PSP, deri në ditën ne zgjedhjeve të realizojë aksione konkrete dhe të vë përpara drejtësisë të gjithë personat e dyshuar për mashtrime zgjedhore, korrupsion, dhe vepra tjera.

Please publish modules in offcanvas position.