ZAMAN, 25 VITE NË SHËRBIM TË OPINIONIT DHE LEXUESVE, MISIONI VAZHDON ON LINE

ZAMAN, 25 VITE NË SHËRBIM TË OPINIONIT DHE LEXUESVE, MISIONI VAZHDON ON LINE

Gazeta Zaman në Maqedoni filloi të botohet në vitin 1994, në kohën kur në Maqedoni, funksiononte vetëm një gazetë e përditshme. Filimisht botimi i gazetës Zaman ishte në gjuhën maqedonase dheturke, por vetëm pak javë më vonë filloi botimi edhe në gjuhën shqipe.

 

Zaman nisi të botohet edhe në formatin e revistës mujore në gjuhën shqipe duke iu drejtuar kështu shqiptarëve në Maqedoni. Më pas u hap edhe faqja në internet, duke u nxjerrë kështu gazetën “ Zaman “ Maqedoni, nga kufijtë e këtij vendi për të komunikuar më të gjithë opinionin jo vetëm në rajon dhe me gjerë.

Tregu i medies shqiptare dhe turke në Maqedoni, në vitet e para ishte shumë i varfër dhe Zaman, shihej si një dritare e vërtetë e informimit në një shoqëri shumë etnike e cila sapo kishte dalë nga një sistem ku informimi i lirë ishte i pamundur.
Zaman, do të mbush një boshllëk media në Maqedoni falë përkushtimit të stafit drejtues dhe gazetarëve të cilët në mënyrë shumë profesionale trajtuan tema nga më të ndryshmet, duke e informuar opinionin për të gjitha zhvillimet në vend dhe më gjerë. Në revistën dhe gazetën “Zaman”, veten e gjenin jo vetëm njerëz të politikës, por edhe ato të arsimit, kulturës, shëndetësisë, fëmijët sepse ishte një gazetë që u adresohej të gjithë kategorive të njerëzve.

Qëllimi shumë fisnik dhe informimi i drejtë bënë që Zaman, në formë të shtypur të funksionojë plot 25 vite pa ndërprerë edhe përkundër krizave që ndodhej shypi dhe shteti. Mund të themi se gati çdo aspekt i shoqërisë njerëzore domosdoshmërish është i ndërlidhur me mediet. Janë mediet ku bën pjesë edhe Zaman, ato të cilat përgjatë 25 viteve u mundësuan njerëzve këmbimin e informacioneve, komunikimin, zhvillimin, edukimin etj.

Gjithashtu, duhet theksuar se Zaman, gjatë gjithë zhvillimit shoqëror i kanë rezistuar kohës dhe në këtë mënyrë janë zhvilluar dhe përsosur gjithnjë me kohën. Por, edhe përkundër këtij zhvillimi të madh teknologjik të mediave, prapë se prapë me një nostalgji të veçantë vazhdoi botimin. Tani pas 25 viteve kur mediet e shtypura ndodhen para një kolapsi financiar dhe luftës së padrejtë të konkurrentëve vendosi që misionin ta vazhdojë On Line, ashtu sikurse funksionojnë shumica e medieve në botë. Pothuajse të gjitha gazetat kanë ueb-faqet e tyre që publikojnë disa pjesë. Por, patjetër duhet pranuar faktin se edhe për kundër këtij zhvillimi të hovshëm teknologjikë të medieve elektronike, roli gazetës dhe revistës do të mbetet me rëndësi të madhe për krijimin e opinionit publik, sidomos në ato vende ku ka një etikë të mirëfilltë gazetareske e cila është e fokusuar në fushën e hulumtimit dhe sjelljen e informacioneve të reja për publikun dhe këtë gjë e ka krijuar Zamani.

Asnjëherë nuk kemi qenë pjesë e kritikës ose nxitjeve të pa argumentuara dhe të pa dëshmuara, por çdo herë kemi qenë në funksion të lexuesit dhe të qytetarëve të cilët kanë kërkuar një informim të drejtë dhe të paanshëm dhe në funksion të zhvillimit kulturor dhe arsimor të shoqërisë. Këto dy veti bënë që ne të jemi gazeta e vetme që kemi mbijetuar në treg përplot 25 vite, dhe të vazhdojmë rrugën tonë në formë elektronike. Për gjatë kësaj kohe ekipi i Zaman, ka krijuar një bashkëpunim të mirëfilltë me të gjithë institucionet e shtetit, me përfaqësitë diplomatike në vend, me njerëz të sferave të ndryshme dhe me lexuesit që çdo herë kanë qenë besnik dhe nxitësit tanë që ne për 25 vite të mos ndalemi. Zaman, i falënderon lexuesit e saj, qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila krijoi në klimë pozitive për zhvillimin e medieve, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.