Kriza Politika Në Maqedoni Po Shkon Drejt Përshkallëzimit

Kriza Politika Në Maqedoni Po Shkon Drejt Përshkallëzimit

Faktori politik shqiptar pa qëndrim zyrtar për pjesëmarrje në zgjedhje, presin qëndrimin e ndërkombëtarëve.

Situata politike në Maqedoni, vazhdon të mbetet në pikën zero si rezultat i anulimit të takimit të Vjenës, në mes katër liderëve të partive politike. Me këtë rast të parët kanë reaguar përfaqësuesit ndërkombëtar të cilët ua kanë bërë të qartë liderë politik se përgjegjësi bie mbi ata të cilët nuk arritën të përmbushin të gjitha pikat e Marrëveshjes së Përzhinos, Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Koçian0τiq ka deklaruar se situate në Maqedoni është shumë serioze pas dështimit të takimit të Vjenës. Ajo paralajmëroi masa nga ana e BE-së, por nuk precizoi se çfarë masash do të ndërmerren. Në anën tjetër opinion në vend është skeptik sa i përket zgjidhjes së krizës politike për shkak të dallimeve të mëdha që kanë ndërmjet veti liderët e katër partive politike. Në anën tjetër analistët mëndojnë se vetëm ndikimi më i fuqishëm i SHBA do të detyrojë partitë politike të arrijnë marrëveshje, pasi deri më tani zyrtarët e BE-së kanë dështuar të ulin palët në një tryezë dhe të gjejnë zgjidhje. Situata në Maqedoni, po shkojnë drejt përshkallëzimit si pasojë e protestave të ashtuquajtura “Revolucioni i Larmë “ që mbështeten nga LSDM-ja dhe kundër protestave që po mbështeten nga VMRO-DPMNE dhe partitë tjera maqedonase.

Përshkallëzimi i situatës politike dhe sigurisë erdhi si pasojë e nënshkrimit të abolacionit nga ana e kryetarit të shtetit Ivanov, i cili liroi nga aktakuza të gjithë personat e përfshirë në skandale financiare dhe korrupsion. Me këtë vendim puna e PSP, ra nën hije edhe pse ajo vazhdon të luftojë për të nxjerr para drejtësisë të gjithë ata që kanë dëmtuar interesat e shtetit, kanë privuar të drejtat themelore të qytetarëve, janë korruptuar etj. Në gjithë këtë katrahurë subjektet politike shqiptare BDI-ja e drejtuar nga Ali Ahmeti dhe PDSH-ja e drejtuar nga Menduh Thaçi, që të dy nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës po ndodhen para një sfide tepër të vështirë dhe vendimtare për vendin dhe qytetarët shqiptar. Ata ende nuk janë deklaruar se a do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare e 5- Qershorit, të cilat opozita maqedonase dhe disa parti shqiptare do t’ i bojkotojnë, apo do të shkojnë në zgjedhje me partinë në pushtet VMRO-DPMNE. Dilema e tyre pritet të qartësohet në javën e parë të muajit Maj, kur edhe zyrtarisht do të fillojë fushata zgjedhore.

Por nëse Ahmeti dhe Thaçi, vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik faktorit ndërkombëtar atëherë gjasat që edhe këta ti bojkotojnë zgjedhjet janë reale. Sinjali i përfaqësuesve ndërkombëtar është se në Maqedoni, nuk ka kushte që zgjedhjet e 5 qershorit të jenë demokratike dhe t’i plotësojnë standardet evropiane. Kjo do ta detyroje faktorin politik shqiptar që të tërhiqet nga ideja e mbajtjes së zgjedhjeve duke i hapur rrugë sërish bisedimeve për një datë të re. Në aspektin juridik njohësit e sistemit ligjor në Maqedoni, vlerësojnë se ka bazë kushtetuese që kryetari i kuvendit të thirr seancë të jashtëzakonshme për të anuluar zgjedhjet. Profesori Osman Kadriu, në një deklaratë për medie ka pohuar se kryetari ka të drejtë të thirr seancë të jashtëzakonshme dhe këtu nuk kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës, sepse edhe kur ka nënshkruar datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamenti ka qenë i shpërbërë. Pra de fakto, ai edhe atëherë nuk ka qenë kryetar kuvendi.

Nëse vendi shkon në zgjedhje pa opozitën nuk përjashtohet mundësia që kriza të thellohet edhe më tepër dhe të përshkallëzohet.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.