As Tërmetet Nuk E Dridhën Qeverinë E Maqedonisë

As Tërmetet Nuk E Dridhën Qeverinë E Maqedonisë

Tërmeti prej 4.8 shkallë të Rihterit, nuk preku fare qeverinë e cila vazhdon punën normalisht pasi tani më është në përbërje të plotë.

Pengesat e vetme ministrat e LSDM-së, tashmë janë larguar nga postet e tyre.

Kriza politike në Maqedoni, gjithnjë e më shumë po përkeqësohet edhe përkundër angazhimit të faktorit ndërkombëtar të cilët nuk mund të gjejnë një platformë të përbashkët për të gjitha palët. Përforcimi i faktorit ndërkombëtar në Maqedoni, me përfaqësuesin gjerman deri më tani nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Madje të gjitha pohimet se gjermani do të dridh vendin dhe do t’i ofrojë qëndrimet e partive politike akoma mbetet shumë larg. Por, si duket se shtetin me një demokraci të brishtë, me një Kushtetutë e cila mund të ndryshohet varësisht nga interesi i partisë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI-së, shtetin i cili vazhdon të luajë lojën me listat zgjedhore, duke mbajtur peng Ligjin për medie dhe duke konfliktuar njerëzit me njëri tjetrin “revolucion dhe anti- revulocion”, s’mund ta dridhi as tërmetet. Tërmeti prej 4.8 shkallë të Rihterit, nuk preku fare qeverinë e cila vazhdon punën normalisht pasi tani më është në përbërje të plotë. Pengesat e vetme ministrat e LSDM-së, tashmë janë larguar nga postet e tyre.

Në anën tjetër edhe opozita nuk po gjen model se si mund të nxjerr vendin nga kriza politike si pasojë e mungesës së vizionit dhe qëndrimeve diametralisht të kundërta. Lëvizja nga Marrëveshja e Përzhinos, opozitës i është kthyer në boomerang, sepse ajo në vend që të kërkojë respektimin e plotë të kësaj Marrëveshje, kërkoi anulimin e zgjedhjeve gjë që iu mundësua nga partitë e koalicionit qeveritar. Në anën tjetër pala ndërkombëtare ma këmbëngulje kërkon që të respektohet Marrëveshja e Përzhinos, dhe të organizohen zgjedhje ferr dhe demokratike sepse në të kundërtën këto zgjedhje nuk do të pranohen nga bashkësia ndërkombëtare.

Politika shqiptare ka nevojë për zhvillimin e një metode të re të të menduarit, respektivisht një doktrine politike, që do të mundësonte njohjen e tendencave politike globale, duke i vënë ato në funksion të interesit shqiptar në radhë të parë numrin e saktë të popullatës shqiptare, të votuesve dhe numrin e të papunësuarve në administratën shtetërore. Në rast se partitë shqiptare do të arrinin të konkretizonin këtë platformë atëherë do të kemi një situatë të re politike në Maqedoni, dhe kërkesat e shqiptarëve në tryezën e bisedimeve do të merrnin një kahe tjetër. Kjo mund të shërbejë si pikënisje për një “Marrëveshje të Re”, e cila jo vetëm që do të nxirrte vendin nga kriza , por edhe do të përshpejtonte procesin euro-integrues. Sipas analistëve partitë shqiptare janë larg hartimit të një platforme të përbashkët dhe sipas të gjitha gjasave kjo situatë do të vazhdojë edhe më tej.

Tani në letër ka mbetur vetëm formimi i qeverisë teknike e cila do të çojë vendin drejt zgjedhjeve parlamentare, duke mos përmendur këtu listat zgjedhore. Edhe pse patëm tërmete ne nuk mundëm të paktën të shohim kryeministrin e vendit Emil Dimitriev dhe prokuroren special Katica Janeva të cilët me siguri presin që fillimisht të zgjidhet kriza politike dhe më pas të dalin në opinion dhe të thonë diçka interesante.

Please publish modules in offcanvas position.