Maqedonia Në Be, Atëherë Kur Kjo E Fundit Do Të Shpërbëhet

Maqedonia Në Be, Atëherë Kur Kjo E Fundit Do Të Shpërbëhet

Në anën tjetër gjeopolitika e re që do të krijohet në Evropë me siguri se akoma më tepër do t’i largojë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat jo vetëm nga Britania, por edhe nga shumë shtete tjera janë parë si vende që akoma më tepër do t’i sjellin probleme Evropës.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të ketë pasoja jo vetëm për vendet e BE-së, por edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilët pretendojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Vendet evropiane janë të shokuara nga vendimi i marrë nga populli britanik për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Ky referendum ka bërë që kryeministri britanik të jep dorëheqje nga posti i kryeministrit duke respektuar kështu vendimin e popullit.  Me largimin e Britanisë së Madhe , pritet të kemi një rend të ri jo vetëm politik, por edhe ekonomik në gjithë Evropën. Pasojat ekonomike për shumë vende do të jenë të paparashikueshme vlerësojnë ekspertët ndërkombëtar . Por, a mundet BE-ja të funksionojë si duhet edhe pa Britaninë, apo mund të shpërbëhet  është një çështje që pak kush mund t’i përgjigjet sepse është herët të  flitet, por me siguri se do të duhet të hartohet një strategji e re e Evropës,  jo vetëm kundrejt vendeve anëtare, por edhe ndaj atyre që pretendojnë të jenë pjesë e saj sidomos vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Në anën tjetër Britania edhe një herë i dëshmoi botës se është djepi i demokracisë, djepi i civilizimit është vendi  ku vota e popullit e thotë fjalën e fundit e jo politika. Po të tërheqim një paralele mes Britanisë dhe Maqedonisë, e para që del nga BE-ja  dhe e dyta që tenton të futet në të  do të arrijmë në një përfundim  mjaft interesant dhe të pashpjegueshëm . Në radhë të parë  në vendin tonë nuk ka demokraci, nuk ka shtet ligjor, s’ka gjykata të pavarura, s’kemi demokraci konsensuale papunësia arrin nivelin më të lartë,  fjala e lirë,  liria e shprehjes , kritika kundër pushtetit ende mbeten nën hije.  Lista zgjedhore të pa pastruara, numri i votuesve i pasaktë, kushtet për zgjedhje ferr dhe demokratike  larg realizimit etj,  Janë këta elemente që e largojnë Maqedoninë nga BE-ja , dhe kjo nuk mund të krahasohet me Britaninë. Në anën tjetër gjeopolitika e re që do të krijohet në Evropë me siguri se akoma më tepër do t’i largojë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat jo vetëm nga Britania, por edhe nga shumë shtete tjera janë parë si vende që  akoma më tepër do t’i sjellin probleme Evropës. Tashmë edhe vendet tjera të BE-së sikurse Franca, Gjermania do të jenë të rezervuara për të pranuar anëtarë të ri. Në anën tjetër pritet që edhe disa vende   tjera të  ndjekin rrugën e Britanisë, për tu larguar nga Bashkimi Evropian, në mesin e tyre mund të jetë Danimarka, Italia, Greqia e cila disa herë ka bërë të ditur se do të tërheq nga qarkullimi monedhën e përbashkët Euro, për ta zëvendësuar me monedhën greke. Në këtë aspekt Maqedonia, është shumë më e qetë pasi asnjëherë nuk arriti të afrohet me vendet e BE-së, nuk arriti të instalojë vlerat e demokracisë evropiane. Tashti thënia se ne do të hyjmë në BE atëherë kur Bashkimi Evropian do të shpërbëhet po bëhet realitet.

Please publish modules in offcanvas position.