VMRO-LSDM Përleshen Për Ligjin Për Reklama Dhe Fushata Të  Partive, Kurse Bdi Dhe Pdsh Të Pa Interesuara

VMRO-LSDM Përleshen Për Ligjin Për Reklama Dhe Fushata Të Partive, Kurse Bdi Dhe Pdsh Të Pa Interesuara

Ligji për reklama dhe fushata të partive politike në Maqedoni, që duhet të vlejë për periudhën 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ka shumë mundësi që të jetë një alibi e partive politike për të shtyrë afatin e zgjedhjeve.

Nëse ky Ligj nuk kalon në kuvend, atëherë zgjedhjet nuk mund të mbahen më 11 Dhjetor, ashtu siç ishin marrë vesh partitë politike në takimet e fundit.

Partia qeverisëse VMRO-DPMNE, ka bërë të ditur se ata mund të shkojnë në zgjedhje kur të dojë partia opozitare maqedonase LSDM, pavarësisht nëse do të jetë këtë vit apo vitin e ardhshëm. Në anën tjetër në lidhje me çështjen e zgjedhjeve partitë shqiptare vazhdojnë të heshtin , duke mos marrë pjesë as në komisionin Ah Hoc i krijuar për të mbikëqyrur fushatën parazgjedhore. Një tjetër shkas që mund të çojë në prolongimin e afatit të mbajtjes së zgjedhjeve mund të jetë KSHZ, e cila duhet të prononcohet në lidhje me listën e kontestuar të votuesve ku mbi 30 mijë votues humbasin të drejtën e votimit një e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e vendit. Por edhe në KSHZ, e cila fillimisht kishte kompetenca shumë më të zgjeruara për të vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve dhe listat votuese mbetet e paqartë. Ende nuk kemi prononcim në lidhje me atë se a ka kushte apo nuk ka kushte për tu mbajtur zgjedhjet. Pritet që ky komision të vendos rreth datës së zgjedhjeve.

Sipas të gjitha këtyre zhvillimeve sërish vjen në shprehje dilema apo informacionet që qarkullonin në fillim se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen bashkë me ato lokale në pranverën e vitit të ardhshëm. Një sinjal pozitiv për këtë na vjen edhe nga e ashtuquajtura fushatë që po bëjnë partitë politike në Maqedoni. Madje ata janë duke keqpërdorur edhe situatën aktuale në lidhje përmbytjet duke e shfrytëzuar për marketing politik.

Përderisa pozita thekson se të gjithë banorët do të kompensohen dhe kjo falë VMRO-DPMNE dhe BDI, kurse opozita maqedonase kërkon që shuma e kompensimit të jetë shumë më e madhe. Një lojë politike në dëm të qytetarëve të vendit të cilët po përballen me vështirësi ekonomike. T’i kthehemi edhe një herë komisionit “Ad Hoc” .

Por çfarë do të thotë Ad Hoc, sa efekt mund të ketë ky komision mbi medien e cila në masë të madhe kontrollohet nga pushteti. Ad Ho,c është një fjali nga latinishtja që ka kuptimin "për këtë çast" ose "e përshtatshme për një ndodhi/ngjarje". Në kuptimin tjetër, ad hoc përshkruan veprimet e improvizuara dhe gjëra, të cilat janë të formuluara posaçërisht për një qëllim apo për ato qëllime/ngjarje të cilat kanë dalë si rezultat i një situate jo të paramenduar. Ad Hoc komision prej pesë anëtarëve katër maqedonas dhe një shqiptar që në strat shpreh shenja se nuk do të ketë fuqi që të vë nën kontroll reklamat që do të pasqyrohen gjatë fushatës zgjedhore.

Konsensusi në këtë komision do të jetë i pamundur të arrihet për vetë faktin se faktor kyç apo çelësi i këtij komisioni do të jetë anëtari shqiptar vota e të cilit do të jetë përcaktuese për vendimet që do të merren. Anëtarët e propozuar nga LSDM dhe VMRO, gjithmonë do të jenë në luftë të hapur se kush ka të drejtë, ndërsa kandidati shqiptar i vetë propozuar ka të drejtën që edhe të jetë i përmbajtur.

Kjo do të shtojë akoma më tepër paqartësitë në lidhje me financimin e medieve. Partitë politike edhe në këtë rast mbeten spektator.

Please publish modules in offcanvas position.