Maqedonia Në Prag Të Zgjedhjeve Parlamentare

Maqedonia Në Prag Të Zgjedhjeve Parlamentare

Strukturat politike në forma të ndryshme po bëjnë gara para opinionit publik për të dëshmuar veten se kush nga ata është më i miri dhe cila parti duhet të votohet në zgjedhjet e 11 Dhjetorit.

Partitë politike në Maqedoni, tashmë jo zyrtarisht kanë filluar fushatën parazgjedhore në forma të ndryshme duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjet.

Partitë politike në mënyrë të paligjshme, jo të drejtë dhe në kundërshtim me rregullat demokratike dhe zgjedhore kanë instaluar forma për të prezantuar programin e tyre politik. Strukturat politike në forma të ndryshme po bëjnë gara para opinionit publik për të dëshmuar veten se kush nga ata është më i miri dhe cila parti duhet të votohet në zgjedhjet e 11 Dhjetorit. Por në këtë para fushatë janë përfshirë edhe mediet.

Në Maqedoni, para fushata nuk është rregulluar me ligj për zgjedhje, por kjo nuk do të thotë të thyhen parimet dhe rregullat zgjedhore, duke anashkaluar parimet e lojës që përcaktohen me rregulla zgjedhore. Tani edhe mediet janë të involvuara madje në transmetime të drejtpërdrejta të para fushatave të partive, kështu duke bërë shkelje të rregullave dhe parimeve zgjedhore. Po thuajse për çdo ditë në medie shohim zyrtar partiak duke prerë shirita, duke promovuar projektet e së ardhmes dhe realizimet e bëra deri më tani, projekte këto që shumë vështirë se do të mund të realizohen në një vend ku kriza politike nuk po e gjen fundin. Në anën tjetër kjo para fushatë elektorale mund të shkojë e gjitha dëm, për shkak se mbajtja e zgjedhjeve është vënë në pikëpyetje si pasojë mos deklarimit të Gjykatës Kushtetuese për punën e PSP, dhe mungesës së vullnetit politik për të përmbushur të gjitha kriteret që dalin nga Marrëveshja e Përzhinos. Veprimi i fundit i komisionit për sistem politik në lidhje me punën e PSP, publikimi i përgjimeve në disa media, rikthimi në rrugë i Revolucionit të Larmë, rebalancët e shpeshta të Buxheti janë treguesi më i saktë se situate politike në vend po përkeqësohet, dhe gjasat që sërish të kemi shtyrje të afatit të zgjedhjeve po rriten dhe me këtë do të kemi një situatë akoma më të komplikuar politike.

Një tjetër problem që mund të ndikojë në mos mbajtjen e zgjedhjeve është mos zgjidhja e problemit me Njësinë Zgjedhore nr 6, e cila ka më tepër votues se sa të gjitha njësitë tjera zgjedhore, fshirja nga listat e votimit të disa mijëra votuesve të konsideruar gjoja si fiktiv, paaftësia e KSHZ për të zgjidhur të gjitha dilemat e ngritura me numrin e votuesve, mosfunksionim si duhet i AD HOC grupit për punën e medieve etj. Janë të gjitha këto sinjale që për momentin na shpijnë në dështimin e sërishëm për mbajtjen e zgjedhjeve. Dilema është ngritur edhe tek përfaqësuesit ndërkombëtar, sidomos misionet që mbikëqyrin punën e zgjedhjeve për shkak se nuk mund të përcaktojnë numrin e monitoruesve.

Nëse eventualisht edhe kësaj radhe dështojnë zgjedhjet atëherë në Maqedoni, do të kemi një situatë politike dhe ekonomike të tensionuar, një situatë ku gjithçka mund të del nga kontrollit. Analistët politik dhe ekonomik pohojnë se nëse edhe këtë herë nuk mbahen zgjedhjet, pasojat për vendin do të jenë të paparashikueshme. Fillimisht vendi do të futet në një krizë të thellë ekonomike për shkak të mungesës së investimeve nga jashtë dhe fondeve të cilët tashmë do të kontrollohen nga vetë ata, izolimit diplomatik, shkurtimit në masë të madhe të fondeve, ikja e investitorëve të huaj, investimet nga brenda do të ulen ndjeshëm dhe shumë dukuri tjera negative.

Please publish modules in offcanvas position.