Ofertat E Partive Politike Larg Realitetit Tonë

Ofertat E Partive Politike Larg Realitetit Tonë

Partitë politike në Maqedoni, tashmë jo zyrtarisht kanë filluar të hartojnë ofertat dhe programet e tyre politike të cilat do t’ia shpalosin elektoratit të tyre në zgjedhjet e 11 Dhjetorit.

Më të favorshme edhe në këtë fushatë duket të jenë partitë e koalicionit qeveritar BDI dhe VMRO-DPMNE, të cilët theksin e kanë vënë në hapjen e vendeve të reja të punës, investimet në infrastrukturën rrugore, ndërtimin e spitaleve , shkollave dhe objekteve tjera që janë me interes të përgjithshëm.

Ndryshe nga herët tjera dy partitë më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH-ja këtë herë si duket nuk do të thirren në euro integrimet një proces ky që kryekëput varet nga çështje e pazgjidhur me Greqinë rreth emrit të shtetit. Në anën tjetër janë partitë politike opozitare të krijuara vitin e fundit të cilat për momentin nuk kanë ndonjë platformë të artë dhe një program për ta bindur popullin se oferta e tyre politike është më e mirë dhe e realizueshme.

Njëri koalicion si primare ka vendosur Ridefinimin, por pa dhënë shpjegime se si do të arrihet ridefinimi në një vend sikurse është Maqedonia, e cila ka ngecur me Marrëveshjen e Ohrit.

Partitë tjera politike të cilat e konsiderojnë vete të fuqishme në vend të hartimit të ndonjë platforme dhe programi politik me të cilën do ta bindin popullatën se vendi mund të del nga kriza ata fushatën e kanë nisur me akuza ndaj partive në pushtet. Në mesine gjithë kësaj katrahure politike qëndron fakti se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të caktuara që të mbahen më 11 Dhjetor, mund të shtyhen për një datë tjetër. Shanset që zgjedhjet të mos mbahen në dhjetor janë reale për dy arsye: e para ndryshimi i sistemit zgjedhor respektivisht ndryshimi i gjashtë njësive zgjedhore për të balancuar numrin e votuesve në çdo njësi zgjedhore.

Sipas të dhënave të fundit nga KSHZ, njësia e gjashtë zgjedhore ka numrin më të madh të votuesve madje në krahasim me disa njësi kjo për qind shkon shumë më lart se sa ajo që është paraparë në kodin zgjedhor. E dyta ka të bëjë me taktizimet e Gjykatës Kushtetuese rreth punës së prokurorisë Speciale Publike, dhe nëse kjo gjykata konstaton se puna e PSP nuk është në pajtim me kushtetutën e vendit atëherë ka shumë të ngjarë që partitë opozitare të bojkotojnë procesin zgjedhor. Në anën tjetër tashmë një parti politike maqedonase ka deponuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese prej të cilës kërkon që të shfuqizohet vendimi i deputetëve për shpërbërjen e parlamentit për shkak se nuk janë miratuar ndryshimet e sistemit ligjor që të bëhet balancimi i numrit të votuesve.

Pra janë këta dy çështje të cilat e kanë vënë sërish në pikëpyetje datën e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni. Shikuar në një prizëm tjetër si duket të gjitha partitë politike janë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve për të fituar kohë dhe për të kthyer rejtingun. Në qoftë se të gjitha partitë do të ishin në një vijë atëherë ndryshimi i sistemit të gjashtë njësive zgjedhore do të ishte bërë pak ditë para shpërbërjes së zgjedhjeve, e jo sikurse tani kjo çështje hapet pasi deputetë kanë votuar për shpërbërjen e parlamentit. Nëse të gjitha hipotezat bien poshtë atëherë Gjykata Kushtetuese edhe një herë do ë kthejë deputetë në ulëset e tyre dhe vendi do të futet në një krizë akoma më të thellë politike dhe ekonomike. Faktori ndërkombëtar tashmë duket i lodhur nga taktizimet dhe paqëndrueshmëria e liderëve politik dhe ka shumë të ngjarë që ata më të mos jenë ndërmjetësues në zgjidhjen e krizës politike.

Sa më shumë paqartësi që krijohen në vend aq më tepër PSP po e humbur veprimin në terren dhe me këtë aktorët e përfshirë në afera të ndryshme po ndjehen më të sigurt dhe të paprekshëm.

Please publish modules in offcanvas position.