Gjeopolitika E Shqiptarëve Në Maqedoni Dhe Sfidat E Qeverisë Së Re

Gjeopolitika E Shqiptarëve Në Maqedoni Dhe Sfidat E Qeverisë Së Re

Në Maqedoni, pas 11 Dhjetorit pritet të ketë një hartë të re gjeopolitike shqiptare në vend, duke ndryshuar kështu strategjinë e veprimit.

Faktori politik shqiptar pas zgjedhjeve do të duhet të mbështete në dy pika. Të faktorizojë pozitën gjeopolitike dhe atë ekonomike, dy çështje këto që kanë stagnuar në vitet e tranzicionit. Në aspektin politik sfidë mbetet Marrëveshje e Ohrit, e cila përfshin të drejtat e shqiptarëve duke filluar nga zyrtarizimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet dhe përfaqësimi adekuat. Vonesat e zvarritjet lidhur me Marrëveshjen e Ohrit janë nga problemet më serioze që e komplikojnë dhe e sforcojnë faktorin demografik-gjeopolitik shqiptar, për rrjedhojë, për vetë natyrën delikate të tij, ky problem krijon tensione dhe pasoja, në nivele lokale e rajonale, ndërsa implementimi me sukses i marrëveshjes do të sillte vlera stabilizuese jo vetëm për faktorin shqiptar, por edhe për gjithë Ballkanin. Përveç kësaj mungesa e infrastrukturës dhe investimeve seriozisht pengojnë faktorin shqiptar si në funksionalizimin e rolit specifik të tij dhe fuqinë në vendimmarrje.

Pavarësisht se cila forcat do të formojnë qeverinë e re , pa zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe pa ndryshimin e gjeopolitikës shqiptare në Maqedoni, ky vend nuk do të ketë perspektivë në rrugën drejt strukturave euroatlantike. Forcimi i gjeopolitikës shqiptare në Ballkan, që vitet e fundit ka shënuar një progres do të shtrijë ndikimin edhe në Maqedoni, duke krijuar një hartë të re politike dhe duke e forcuar rolin e faktorit shqiptar. Pa zgjidhjen e çështjes shqiptare qoftë në Maqedoni, Kosovë, dhe në vendet tjera të Ballkanit, ky rajon nuk do të ketë perspektivë dhe çdo herë rajoni do të jetë i trazuar.

Duke pasur parasysh të gjithë këta faktor fuqitë e mëdha janë koncentruar në Ballkan, duke dashur të shtrijnë ndikimin e tyre përmes rrugës diplomatike dhe asaj ekonomike. Në marrëdhëniet ndërkombëtare vendi duhet të ndryshojë kahen duke u larguar nga boshti ruso-turk, dhe të afrohet me atë amerikano-evropian që mbetet më i preferuari tek partitë shqiptare.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomaci, gjithnjë e më shumë po zënë vend analizat komplekse, që përfshijnë edhe aspekte të natyrave jashtë fushave direkt, por që për vetë dinamikën e kohëve moderne, po ndikojnë, gjithnjë e më shumë, në zhvillimet bashkëkohore.

Analistët më të shquar të kohës po hedhin dritë, gjithnjë e më shpesh, në lidhjen dhe ndërvarësinë që ekziston ndërmjet aspektit demografik dhe atij gjeopolitik në kohën e sotme. Por, pavarësisht gjeopolitikës së re që mund të krijohet , qytetarët e vendit mbeten në ndarë në dy kampe. Shqiptarët janë deklaruar pro integrimit në BE dhe NATO-, madje edhe nëse duhet të bëhet ndryshimi i emrit të shtetit, kurse maqedonasit vazhdojnë të ruajnë retorikën e tyre nacionaliste, duke u mbështetur tek boshti lindor. Sipas analistëve pritet që pas 11 Dhjetorit, të kemi një qeveri më pro perëndimore e cila vendin do ta bëjë anëtare të BE-së dhe NATO-, dhe me këtë njëherë e përgjithmonë do të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura jo vetëm etnike, por edhe ekonomike.

Nëse në kampin politik maqedonas fitues do të jetë partia opozitare mund të shpresojmë për një ndryshim thelbësor të politikës ndërkombëtare duke e orientuar vendin drejt BE-së, dhe kjo mund të përforcohet akoma më tepër nëse kampin politik shqiptar fitues do të jenë BDI-ja dhe PDSH-, dy parti që shumë hapur kanë mbështetur rrugën properëndimore. Një gjë është e sigurt se pas zgjedhjeve Maqedonia, do të përballet me sfida të shumta të cilat do të kërkojnë zgjidhje të shpejta.

Please publish modules in offcanvas position.