Vlera e sures Ja Sin

Vlera e sures Ja Sin

Surja Ja Sin ishte shumë e dashur për të Dërguarin e Allahut (s.a.s). Transmetohet nga Ibn Abbasi (r.a) të ketë thënë: “Ka thënë i dërguari i Allahut: “Do të dëshiroja që ajo (dmth surja Ja Sin) të jetë në zemrën e çdo pjesëtari të umetit tim.” [Keshfu-l estar an zevaidi-l Bezzar ale-l kutubi-s-sitteti]

Në lidhje me vendin e zbritjes së sures “Ja Sin”, dijetarët janë në një mendim unanim se kjo sure ka zbritur në Mekë, para sures “Furkan” dhe pas sures “Xhin”. Ka gjithsej 83 ajete, 729 fjalë dhe 3000 shkronja. Sipas radhitjes së Kur’anit mban numrin 36, ndërsa në radhitjen e zbritjes është e 41-ta.

Kjo sure është emërtuar “Ja Sin”, sipas ajetit të parë të saj, në të cilin Allahu betohet me fjalët: “Ja Sin“.

Në lidhje me kuptimin e kësaj fjale, dijetarët kanë dhënë disa mendime, ndër të cilat mbizotëron ai se kjo fjali e shkurtër në versionin e gjatë të saj, do të thotë: “Ja insan- o njeri”, ose “O Muhamed” etj. Me këtë emërtim (Ja Sin), e kanë radhitur edhe Buhariu e Tirmidhiu në koleksionet e tyre në kapitullin rreth Tefsirit. Kjo sure në mesin e komentatorëve njihet edhe me disa emra të tjerë si: “El-Adhimeh”, “El-Kalb”, “Ed- Dafi-a’h”, ose “El-Mudafia’h”, “El-Kadije” dhe “El-Muimeh”.

Në lidhje me vlerën e kësaj sure janë transmetuar shumë hadithe. Është transmetuar nga Enesi r.a se i Dërguari i Allahut ka thënë: “çdo gjë ka një zemër, e zemra e Kur’anit është Ja Sini.” [Tirmidhiu]

Aishja r.a përcjell thënien e të Dërguarit të Allahut: Është një sure në Kur’an, e cila do ta ndihmojë atë që e lexon dhe atë që e dëgjon, e ajo është surja Ja Sin.”

Është transmetuar nga Xhundeb ibn Abdullahu të ketë thënë: “Rasullullahu (s.a.s) ka thënë: “Atij që e lexon suren Ja Sin, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, do t’i falen mëkatet.” [Hakimi, el-Mustedrek]

Është transmetuar ngta Hasan el- Basriu të ketë thënë: “Atij që e kexon Ja Sinin natën, duke pasur për qëllim kënaqësinë e Allahut, do t’i falen mëkatet”, e pastaj shtoi: “Më është përcjellë se ajo (surja Ja Sin), është e barabartë me këndimin e tërë Kur’anit.: [Suneni i Darimiut]

Ajo që është përcjellë nëpërmjet këtyre haditheve, se leximi i kësaj sureje sjell dhe mbjell gëzim e kënaqësi në zemrat e atyre që e lexojnë, mund të themi se është e vërtetuar edhe në praktikë.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.