Njëri sy nuk mund ta kritikoj tjetrin sy

Njëri sy nuk mund ta kritikoj tjetrin sy

Hazreti Musa a.s. në një kohë thatësire bashkë me fisin e vet dalin për lutje të shiut, mirëpo shi nuk kishte ra. Pasi Musai a.s. pyet për arsyen e kësaj, Allahu xh.xh. i përgjigjet në këtë mënyrë: “O Musa! Brenda juve është një mëkatar andaj dhe nuk ua pranova lutjen”. Musai a.s. bëhet kureshtarë dhe pyet se kush është personi mëkatar që pengon pranimin e lutjes, Allahu xh.xh. ia ktheu kështu: “Një nga emrat (vetitë) e mia është Settar! I mbuloj mëkatet dhe nuk i bëj ata publike (nuk i shfaq para të tjerëve). Andaj që të gjithë do të duhet të pendoheni (të bëni toube)”.

Mbroje orientimin dhe dëlirësinë e zemrës!

“O nefsi im që do materialen dhe bukuritë e kësaj bote dhe o ti shoku im që je shumë i dhënë pas kësaj bote!” Mëkatari të cilit ju mbulohen mëkatet je ti! Mëkati, të cilin Allahu e mbulon dhe që besimtarët duhet të pendohen është mëkati yt. Mirëpo edhe për shkak të mëkateve që i ke, Allahu xh.xh. ende të mundëson të qëndrosh në këtë shërbim të shenjtë. Dhe vëllezërit e tu po të thërrasin me një zë “Të pendohemi të gjithë”.... Ajo që të ngjan ty është që të sillesh si Hz. Omeri dhe të thuash, “Kjo që na ndodhi, na ndodhi për shkak të gabimeve të mia” dhe pa fajësuar asnjë të orientohesh kah pendimi.

Ti nuk je ai që i shkruan mëkatet e të tjerëve. Nuk e di se si do ta kesh përfundimin dhe se si do të trajtohesh në praninë e Krijuesit. Për ta vazhduar këtë detyrë të shenjtë ke nevojë që ta mbrosh dëlirësinë në shikim dhe në nijet. Nëse një vëllaut që ka rënë në fatkeqësi i thua se je duke dhënë llogarinë e mëkatit të bërë atëherë je duke bërë zullum.

Nëse e di që fatkeqësitë e përgjitshme vijnë si pasojë i gabimeve të përbashkëta, atëherë mos u mundo që ta nxjerrësh veten të pastër duke i fajësuar vetëm të tjerët. Ki frikën të mos i fajësosh të tjerët në kohët e vështira që kur të del në pah e vërteta të mos turpërohesh dhe të mos e vështirësosh llogarinë për në botën tjetër… Nëse, me vëllezërit që janë pre e fatkeqësisve jeni sikur organet e një trupi shpirtëror, atëherë lidhu fuqishëm pas principit të vendosur nga ana e Ustad Said Nursit: “Njëra dorë e njeriut nuk mund të konkurrojë me tjetrën. Njëri sy nuk mund ta kritikoj tjetrin sy. Gjuha nuk mund ta kundërshtoj veshin. Zemra nuk e sheh turpin e shpirtit. Ndoshta, këto i plotësojnë mangësitë e njërës-tjetrës, i mbulojnë fajet, vrapojnë pas nevojave dhe ndihmojnë në detyrën e njërit-tjetrit. Përndryshe, jeta e trupit të njeriut shuhet, shpirti ik dhe organet përçahen”.

Mos lejo që të të fëlliqen ndjenjat

Ti nuk je ai që i shkruan mëkatet e të tjerëve. Nuk e di se si do ta kesh përfundimin dhe se si do të trajtohesh në praninë e Krijuesit. Për ta vazhduar këtë detyrë të shenjtë ke nevojë që ta mbrosh dëlirësinë në shikim dhe në nijet. Nëse një vëllaut që ka rënë në fatkeqësi i thua se je duke dhënë llogarinë e mëkatit të bërë atëherë je duke bërë zullum. Nëse pasojat nuk i vlerëson nga këndvështrimi i kaderit atëherë nuk mund t’i japësh shpjegim gjërave. Nëse, “gijbeti është arma e të paaftëve dhe të të poshtërve”, atëherë ti nuk mund ta përdorësh të njejtën. Mos e përziej tallje me kritikën, shpifjen dhe komentimi ! Mos u koncentro që të gjesh gabime! Mos u bë nga ata që mendojnë se të lëndosh të tjerët është drejtësi. Edhe nëse ti fal, mos u merakos se kaderi do të gjykoj me drejtësi. Mos i përngjaj armikut. Ata që mund të veçojnë gabimet individuale nga ata që janë shkelje të të drejtave të popullit duhet ta përzgjedhin faljen.

Mos lejo që të tjerët të kënaqen me atë që po të ndodh

Nëse do të bësh diçka, atëherë fillo ta përmirësosh veten tënde! Duke vlerësuar ajetet Kur’anore dhe ato të krijimit mundohu që t’i riparosh gabimet. Kështu që nuk do t’i japësh mundësi të tjerëve që të përfitojnë nga mangësitë e tua edhe duke u munduar që të definosh simptomat e sëmundjes do të pengosh hapjen e plagëve të reja në trup. Njëjtë sikur i Dërguari i Allahut s.a.s. në vend që gabimet t’ua thoshte njerëzve në sy ai i drejtohej të gjtihëve. Nuk e kritikonte njeriun, por gabimin e bërë.. Edhe ti bën ashtu. Duke e krahasuar moralin tënd me moralin e sahabeve të të Dërguarit të Allahut s.a.s., llogarit se ku qëndron ose ku duhet të qëndrosh. Mos u kap pas provokimeve dhe mos e vë logjikën para zemrës. Ankesat nuk i takojnë një personi që ec në rrugë të vërtetë. Andaj shtrëngoi dhëmbët. A nuk ke dashurinë e Krijuesit në zemër që merresh me punët e të tjerëve ?. Lëri keqdashësit të mendojnë se ti je mashtruar. Nuk humb gjë nëse ti je mashtruar për mendimin e mirë që ke pasur. Ju gjithmonë “shikoni brendinë tuaj”.

Please publish modules in offcanvas position.