Ilaçi që kemi më shumë nevojë

Ilaçi që kemi më shumë nevojë

Njeriu qënie e çuditshme e cila ndryshon në çdo rrahje zemre, ai i cili ka aftësi për të hyrë në një orientim të ndryshëm, në një sjellje të ndryshme dhe qëllim të ndryshëm. Afër zemrës, qëndron epshi (dëshira) si një re e zezë, e cila nuk lejon që njeriu të arrij në një qënie e përsosur njerëzore.

 

Kjo është arsyja, pse njeriu ka nevojë për këshillim, paralajmërim dhe kërkim falje nga Falësi (pra teube). Ky është shkaku që namazet janë shpërndarë në pesë kohë të ndryshme të ditës, e netët duhet shëndruar në dritë shpirtërore me namazin e natës (tehexh-xhud), njëkohësishtë dhe ditët duhet bekuar me namazin duha. Duhet menduar edhe për dhikrin (përmendjen e Allahut), tuben (pendimin).! Në Kur’an, Allahu xh.xh thotë:’’O ju që besuat, përkujtoni Allahun sa më shpesh ‘’(Ahzab,41). Fjala ‘’sa më shpesh “ në këtë ajet ka për qëllim mos kufizimin e përmendjes, madhërimit të Allahut xh.xh.

Në veçanti fjala e teuvhidit ( la ilahe il Allah) është një ilaç shumë i rëndësishëm dhe jetësor që do ta mbrojë zemrën nga çdo lloj shirku (shirk= ti përshkruash shokë Allahut me vetëdije ose pa të). Profeti ynë a.s thotë se dhikri (la ilahe il-Allah) ka qenë që nga njeriu i parë dhe do të ngelet deri në dhikri më i vërtytshëm. Ky dhikër është një oqean(burim) ku rrjedhin lumenjë të lloj-llojshëm. Me gjithë atë, është uji i zemrës dhe burim i cili mban gjallë shqisat shpirtërore (latife-yi rabbaniye).

“Nuk ka Zot tjetër “ (la ilahe ilAllah), është pasqyrim i gjithë emrave të tjerë të Allahut; Rabb; Mevlâ, Mahbub; Malik-i hakiki; Rezzâk; Šafi; Halîk... Andaj, vazhdimësia e përmendjes (dhikrit), gjegjësisht fjalës tevhid, thyen të gjitha lidhjet e dëshirave epshtore, egoiste, thyen lidhjet e zemrës që është futur në pritshmëri nga kjo botë. Sipas Ehlullahut,: “Një person i cili e bën pjesë të pa ndashme këtë dhikër dhe përsërit shumë duke kuptuar kuptimin e saj, ai (zemra e tij) në të vërtetë nuk pranon dashuri tjetër pos Krijuesit të asaj zemre...”

Fjala tevhid, është fjala e cila çdo herë njeriut i sjell dobi dhe është e favorshme për të. Përveç kësaj, më shumë se të ashtuquajturat, kjo fjalë do ngel ndërmjetësues dhe do bëj njeriun rob vetëm ndaj Krijuesit të tij dhe asesi ndaj dikuj tjetër. Kjo gjendje njeriun e mbron nga punët e irrituara dhe i përfiton dinjitet, nder. Madje, kjo fjalë sjellë emocion, dhurata shpirtërore në gjitha shqisat, mendjen e njeriut, arsyen, imagjinatën, meditimin, miratimin, përceptimit, besimin, zemrën, shpirtin e tij . Kjo fjalë hap dhe disa nga portat e gajbit (fshehtësisë).

Duke bër këtë dhikër i kujtojmë gjithë këtyre shqisave që ti drejtohen vetëm Atij, i cili është Një, i pa Shoq.! Kjo fjalë thyen gjithë lidhjet në ato ku nefsi synon interes, synon tituj detyrash etj... Pra përgëzime për atë, i cili pësërit këtë fjalë (la ilahe il-Allah) , me gjithë ekzitencën e tij , ai do të arrij përsosmërinë në aftësi të besimit . Bediuzzaman, Said Nursi thotë: Mjerë për zemrën e cila në të nuk farë (fjala teuhid) , mbrendësia e saj është bosh, në të nuk gjendet njerëzimi, ajo është sikur e vdekur!

Pra, pjesa e “un-it” (ena) e zemrës duhet zëvendësuar me fjalën “Allah,Allah “ e cila do të shpëroj zemrën nga sëmundjet dhe shkujdesja. Shkak bëhet ky dhikër, egoja bëhet hiq! “ (Mesnev-î Nurije, Hubâb).
Në rradhë të parë fjala tevhid, është ilaçi i gjithë sëmundjeve, dëmtimëve, deformimëve të zemrës shpirtërore. Një karakter i pa lëkundshëm, stabil është rrjedhoj i bereqetit të kësaj fjale.

Please publish modules in offcanvas position.