Nata e Beratit hap rrugën për të pritur Ramazanin

Nata e Beratit hap rrugën për të pritur Ramazanin

Kush dëshiron që nata e bekuar e Beratit të jetë nata e faljes për të?

Ata që e shohin këtë natë si një rast i mirë për të kërkuar falje nga Allahu xh.xh. dhe  duke e përdorur këtë rast lutet me lot në sy, me shpresë që të jetë i falur nga i madhi Zot, janë njerëzit më fatlumë! Kurse ata njerëz që nuk mund të përfitojnë nga kjo natë, të cilën mëshira e Zotit e ka kapluar në të katër anët, janë njerëzit më të pafat!

Fjala “Berat” në gjuhën arabe do të thotë: të shpëtosh, të falësh e të lirohesh prej gjynaheve, fajeve dhe dënimeve. Kësaj nate i është referuar si nata e bekuar e Beratit, duke shpresuar se në këtë natë Allah'u xh.xh. besimtarëve do t’ua fal gjynahet dhe do të pastrohen. Pohimet e disa dijetarëve Islam, se edhe kthimi i drejtimit të kibles nga Mesxhidi Aksa në Jerusalem për në Mesxhidi Haram në Mekke, është bërë po në këtë natë, kësaj nate i jep një rëndësi më të veçantë.

Kjo natë në Kur'ani Kerim është sqaruar në këtë mënyrë: “Betohem në Librin e qartë! Ne e zbritëm Kur'anin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues. Në atë vendoset çdo punë e urtë, me urdhrin Tonë” (Duhan, 44/2-5).

Nata e faljes

Përsëri në këtë natë, Krijuesi ynë i Mëshirshëm, i cili urdhëron; “Në fund të një së tretës të çdo nate, duke zbritur në qiellin afër tokës duke thënë, “Kush lutet që t'ia pranoj lutjen, kush dëshiron diçka prej meje që t'ia pranoj dëshirën, kush kërkon falje prej meje që ta fal?”, fal më shumë njerëz se sa numri i qimeve të tufës me dhen të fisit Ibn-Kelb. (Ibn Maxhe, Ikame, 191).

Çdo vepër e mirë që bëhet në këtë natë, për shpirtrat që janë të mbushur plot me besim kjo natë është sikur një vinç për të arritur në horizontin e natës së bekuar të Beratit; pa marrë parasysh se sa vështirë është për nefsin (egon) që t'i adaptohet kësaj nate, ndalesat për heronjtë e durimit konsiderohen si nga një lutje me vepër që i nxit ata të arrijnë deri tek synimi i vërtetë i tyre e që është fitimi i kënaqësisë së Krijuesit të Gjithësisë.

Pse është e rëndësishme kjo natë?

Në burimet tona flitet për pesë ngjarje të rëndësishme që janë realizuar në këtë natë të bekuar:

  1. Në këtë natë bëhet ndarja dhe përzgjedhja e çdo pune të rëndësishme me një urtësi të madhe.
  2. Adhurimi që bëhet në këtë natë (namazet që falen, Kur'ani që lexohet, lutjet, toubet dhe kërkimet për falje) dhe vlera e agjërimeve që mbahen janë shumë të larta.
  3. Është një natë me shumë mirësi Hyjnore, mirëqenie e begati.
  4. Nata e mëshirës.
  5. E drejta për ndërmjetësim (shefaat), të Dërguarit të Allahut, i është dhënë në këtë natë.

Si mund ta vlerësojmë këtë natë?

Kemi dijeni se i Dërguari i Allahut s.a.s. kësaj nate i ka dhënë një rëndësi të veçantë dhe e ka vlerësuar atë ndryshe nga netët tjera. (Tirmidhiu, Saum, 39)

Këtë natë të bekuar mund ta vlerësojmë duke falur namaz kaza, duke bërë shumë lutje, duke kërkuar falje të sinqertë për gjynahet që i kemi bërë, duke kërkuar falje prej Krijuesit tanë me lot në sy, duke përqafuar farefisin me dashuri dhe mëshirë, duke ia zgjatur dorën e ndihmës nevojtarëve dhe personave të harruar.

A jemi të gatshëm për muajin e Ramazanit?

Ndërkohë, një nga mesazhet që na i jep kjo natë e madhe është se ka ngelur shumë pak kohë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Nata e bekuar e Beratit, sikur të na referohet me këto fjalë; “Ke vetëm dy javë kohë deri në fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Të pret një stinë e ngjeshur e adhurimit që do të zgjas plot një muaj. A je gati për këtë muaj të shenjtë ?”.

Edhe ne duke e lexuar mirë këtë mesazh që na i përcjell kjo natë e bekuar, duhet që ta përgatisim mirë veten tonë nga aspekti material dhe shpirtëror, duke i përdorur shumë mirë të paktën dy javët e fundit para muajit Ramazan.

Dëshiroj që të jemi nga personat që hyjnë nga porta e faljes në natën e bekuar të Beratit, dhe të cilët do ta arrijnë muajin e shenjtë të Ramazanit dhe natën e madhe e të bekuar të Kadrit me shpirt të zgjuar.

Please publish modules in offcanvas position.