Hz. Aliu (r.a) dhe hajduti

Një ditë Hz. Ali (r.a) kur po futej në xhami, kërkon prej një personi që t’i ruante kafshën derisa ai të dilte prej xhamisë.

Personi pranon që të ruajë kafshën, por sapo Hz. Ali (r.a) hyn në xhami, ai i merr torbat e ngarkuara dhe e lë ashtu kafshën të lirë.

Në momentin kur Hz. Ali (r.a) doli nga xhamia kishte në dorë dy dirhemë, sepse donte t’a shpërblente personin për punën e bërë, por ç’të shohë, ai kishte ikur bashkë me torbat duke e braktisur kafshën.

Nuk kishte çfarë të bënte. Ai kthehet në shtëpi dhe i thotë djalit që shërbente pranë tij, që të shkonte deri në treg të blinte torbat për kafshën. Dhe kështu bën, i jep djaloshit dy dirhemë dhe djaloshi niset për në treg.

Kur djaloshi kthehet nga tregu bashkë me torbat, Hz. Ali (r.a) sapo sheh torbat e blera, habitet! A nuk janë këto torbat e vjedhura? Hajduti ja kishte shitur djaloshit për dy dërhemë.

Pas kësaj Hz. Ali (r.a) thotë: Njeriu duke u treguar i padurueshëm vetëm se e kthen furnizimin e tij të lejuar në të ndaluar. Kurrë, nuk e shton furnizimin e tij.

Please publish modules in offcanvas position.