Ban Ki-mun shprehu shqetësim nga kufizimet për migrantët

Ban Ki-Mun shprehu shqetësim nga kufizimet për migrantët

Kufizimet në kufijtë, të vendosura në Evropë me qëllim të ndalimit të rrjedhës së migrantëve, janë në kundërshtim të së drejtës ndërkombëtare dhe të mirësjelljes së përgjithshme njerëzore, deklaroi sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun.

Gjatë vizitës në Madrid, Ban shprehu shqetësim nga kufizimet e rrugës së migrantëve dhe tha se çdo kandidat për azil ka të drejtë në shqyrtim individual në kërkesën e tij për azil. Kjo deklaratë e Ban vjen pasi policia greke tha se 10.000 refugjatë, nga të cilët shumica sirianë dhe irakianë janë bllokuar në vendkalimin kufitar Idomeni me Maqedoninë dhe se po vështirësohen kushtet e atjeshme. Disa vende nga e ashtuquajtura ruta ballkanike, para së gjithash Austria, vendosën kufizime për refugjatët në 10 ditët e fundit dhe kjo shkaktoi trazira nga migrantët në kufi të Greqisë me Maqedoninë dhe në vetë Greqinë. Me rastin e ndërprerjes së zjarrit në Siri, Ban Ki-mun deklaroi se ajo respektohet, pavarësisht incidenteve individuale, transmetoi TASS. Ai bëri thirrje që të gjitha palët t'i respektojnë premtimet e tyre dhe vullnetarisht të lejojnë dërgimin e ndihmës humanitare të nevojshme për jetesë për rajonet e rrethuara, tha Ban. Sipas tij, në 15 rajone të Sirisë në bllokadë jetojnë pothuajse 500.000 njerëz. "Shumica e këtyre njerëzve vdesin nga uria, për çka nuk marrin ndihmë mjekësore", deklaroi sekretari i përgjithshëm. Ai tha se agjencitë e KB-së, së bashku me partnerët, kanë arritur të dërgojnë ndihmë gjatë ditëve të fundit për 80.000 persona, ndërsa në 5-6 ditët e ardhshme do të dërgojnë ushqim, ilaçe dhe prodhime të nevojës së parë për edhe 140.000 njerëz në Siri.

Please publish modules in offcanvas position.