Qeveria e Turqisë bashkëpunon me Rothschilds kundër Fetullah Gylenit në SHBA

Qeveria e Turqisë bashkëpunon me Rothschilds kundër Fetullah Gylenit në SHBA

Ndërmarrja e avokatëve në SHBA-të Amsterdam& Partners LLP dhe avokati i kësaj ndërmarrjeje Fox Rothschild LLP Patrick Egan hapën padinë e parë kundër Fetullah Gylenit dhe shkollave të Lëvizjes Hizmet në SHBA-të, menjëherë pas angazhimit të tyre nga ana e qeverisë turke, gjegjësisht partija në qeveri AKP, të cilën e pranoi edhe vet ndërmarrja e avokatëve Amsterdam&Partners LLP.

Sipas ndërmarrjes së avokatëve, Lëvizja Gylen në Shkollat e SHBA-ve ka sjell mësimdhënës nga Turqia të cilët nuk kanë përmbushur kriteret e nevojshme, dhe në këtë mënyrë kanë arritur deri tek vizat amerikane!

aa zoom ede1bLëvizja Hizmet në SHBA-të i posedon me qindra institucione arsimore që dallohen për nga kualiteti dhe suksesi i tyre. Këtë e dëshmojnë edhe shumë mironjohje, sertifikata dhe medalje të fituara në SHBA-të dhe jashtë saj. Shkollat e Lëvizjes Hizmet tani më gjenden në më shumë se 160 shtete në botë dhe momentalisht asnjë shtet nuk e konsideron këtë lëvizje si një “organizatë terroriste” përveç se qeveria aktuale e Turqisë, të cilën për këtë akt e kritikon edhe vet opozita turke.

Përderisa qeveria e Turqisë vazhdon ende me presinonin e saj ndaj institucioneve të Lëvizjes Hizmet brenda në Turqi me argumente të pabaza, këtë mllef ato e transferuan edhe jashtë shtetit, gjë që i bëri ata të bashkëpunojnë me shumë institucione dhe individë të dyshueshëm. Më herët megafonët proqeveritarë akuzonin Lëvizjen Hizmet kinse kishte një bashkëpunim me këto individë, me të cilët vet ato janë duke bashkëpunuar.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.