Tirani i Turqisë dhunon median, sepse ai mundet

Tirani i Turqisë dhunon median, sepse ai mundet

Editorial i “CHICAGO TRIBUNE”
Presidenti i Turqisë po shndërrohet në një Putin të dytë.

Rexhep Tajjip Erdogan ngjan shumë pak me një kujdestar të demokracisë për një aleat të rëndësishëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe duket më shumë si një inatçor, një autokrat dinak. Ngjason më shumë me…Vladimir Putin.

Por kush ka nevojë për këtë njeri? Perëndimi, sigurisht. Dhe Erdogan e di shumë mirë këtë fakt. Turqia, si një anëtare e NATO-s, është aleati dhe çelësi kryesor në luftën kundër Shtetit Islamik dhe menaxhimin e krizës së refugjatëve sirianë. Por kjo nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të ngrenë supet dhe të mos i kushtojnë vëmendje prirjeve të tij shqetësuese për të sulmuar armiqtë e tij mundshëm.

Javën e kaluar qeveria turke sekuestroi dhe mori nën kontroll gazetën më të madhe të vendit, “Zaman”, duke i mbyllur gojën një kritiku të Erdogan dhe duke shkelur angazhimin jo të rëndësishëm të vendit tij për lirinë e shtypit. Administratorë të besuar u caktuan për të drejtuar gazetën “Zaman”, kryeredaktori i gazetës u shkarkua dhe u larguar nga puna, dhe forcat speciale të policisë përdorën forcën brenda dhe jashtë zyrave të gazetës. Kur e gjitha kjo mori fundit, “Zaman”, tashmë e drejtuar nga administratorët e besuar, në faqe të parë raportoi se Erdogan vizitoi një urë që po ndërtohej, por nuk shkruante asnjë rresht për ndërhyrjen e dhunshme në redaksinë e lajmeve. Po, gjatë natës gazeta u transformua nga një kritike në zëdhënëse të qeverisë.

Ashtu sikundër presidenti autoritar i Rusisë dhe Erdogan është një figurë dominuese, i zgjedhur nga populli, por aspak tolerant ndaj disidentëve dhe mendimit ndryshe. Ai udhëhoqi Turqinë si kryeministër; dhe ndonëse posti i presidentit supozohet të jetë gjoja ceremonial, ai është njeriu më i pushtetshëm që sundon vendin e tij.

Gjatë dy viteve të fundit, Ministria turke e Drejtësisë ka ngritur më shumë se 1,845 padi penale kundër qytetarëve turq, duke i akuzuar për fyerje të presidentit. Në një rast, një mjek ka humbur vendin e tij të punës për shkak se ka krahasuar Erdogan me krijesën Gollum të filmit "Zoti i Unazave". Të rinjtë janë akuzuar për grisjen e posterave të Erdogan, apo postimin e komenteve të padëshirueshme në rrjetin social Facebook. Gazetarët janë një shenjestë e veçantë e sulmeve të tij: Dy prej redaktorëve më të rëndësishëm të së përditshmes opozitare “Cumhuriyet” përballen me akuza të rënda vetëm pse kanë raportuar për kontrabandën e dyshuar të armëve drejt Sirisë.

Në reagim e tyre ndaj konfiskimit të së përditshmes “Zaman”, redaktorët e versionit në gjuhën angleze deklaronin: “Po kalojmë ditët më të errëta dhe më të zymta të lirisë së shtypit, e cila është një pikë referimi e rëndësishme për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Intelektualëve, biznesmenëve, njerëzve të famshëm, organizatave e shoqërisë civile, grupeve mediatike dhe gazetarëve po u mbyllet goja përmes kërcënimeve dhe shantazheve të vazhdueshme. Kemi hyrë në fazën e fundit të presionit mbi çdo person që këmbëngul që të jetë i pavarur në qëndrimet dhe publikimet e tij”. 

Turqia është një partner i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit, por Erdogan ka një axhendë të tij personale. Shqetësimi kryesor i tij, përveç përkujdesit për kurimin e imazhit të tij, është shtypja e një kryengritjes së brendshme të rebelëve kurdë. Kjo e ka bërë Erdoganin një aleat jo të gatshëm për të ndërhyrë në Siri, për shkak se aleatët më të besueshëm dhe të aftë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në terren, janë pikërisht kurdët sirianë. Aktualisht është e vështirë që llogaritë të bëhen duke u mbështetur tek turqit, e thënë ndryshe, një gjë e tillë është e pamundur në kushtet kur ata i shohin miqtë tanë si armiq të tyre.

Obsesioni tjetër i Erdoganit është sulmi ndaj rivalëve të lidhur me Fethullah Gylen, një klerik turk që jeton në mërgim në Pensilvani. Gyleni është një ish-aleat Erdoganit, i akuzuar prej tij për krijimin e një “shteti paralel”. Konfiskimi nga ana e qeverisë i gazetës “Zaman”, duket se ka lidhje pikërisht me sulmet ndaj Gylen, sepse Gulen ka lidhje me “Zaman”.

Ja cilat janë arsyet se përse Erdogan është i sigurtë në lojërat e tij: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë nevojë për të përdorur bazën ajrore Inçirlik (baza amerikane në Turqinë jugore), për të kryer sulme ajrore kundër Shtetit Islamik. Dhe Europa kanë nevojë për Turqinë për shkak se ajo strehon disa miliona refugjatë, shumica prej të cilëve refugjatë nga Siria.

Evropianët dëshpërimisht duan të parandalojnë mbërritjen e një eksodi të madh emigrantësh në kontinent. Bashkimi Europian po përpiqet që të negociojë një marrëveshje, sipas të cilës Turqia do të rikthejë emigrantët që hyjnë Europë nga territori i saj. Në këmbim, Turqia kërkon një rritje të ndihmës në miliarda Euro si dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Një kërkesë e hershme e saj është udhëtimi pa viza në Evropë deri në qershor për qytetarët turq.

Pikërisht deri këtu mund të arrijë sjellja e neveritshme e Erdoganit dhe kjo duhet të jetë një pikë e panegociueshme e një marrëveshjeje të mundshme me të. Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që Turqia të mos mbajë përgjegjësi për shkeljen e të drejtave të njeriut, thjesht dhe vetëm pse ajo ka përkohësisht kartat e lojës. Nëse Turqia vërtetë aspiron që të konsiderohet si një vend anëtar i mundshëm i Bashkimit Europian, një bashkësi e elitës së demokracive, ajo patjetër duhet të respektojë dhe të mbrojë vlerat e demokracisë. Hapi i parë më i rëndësishëm do të ishte çlirimi i gazetës “Zaman”.

Please publish modules in offcanvas position.