Babai i futbollistit turk Umut Bulut viktim e sulmit terorrist në Ankara

Babai i futbollistit turk Umut Bulut viktim e sulmit terorrist në Ankara

Kur do festonte 33-vjetorin e lindjes, futbollisti i famshëm turk Umut Bulut, i dha lamtumirën e fundit babait te tij, Kemal Bulut.

Namazi i xhenazese u fal ne vendlindjen e futbollistit te famshem te Galatasaray, Kayseri, ndërsa morën pjese edhe emra të tjerë të njohur të futbollit turk si Fatih Terim apo Selcuk Inan. Në momentin kur imami i xhamisë përsëriti tre herë pyetjen "A ja beni hallall?", futbollisti nuk mundi ti mbante dot lotët. Kemal Bulut u percoll për në banesën e fundit i mbuluar me flamurin e Turqisë dhe Galatasarayit.

Please publish modules in offcanvas position.