Pakti BE-Turqi për refugjatët, udhëheqësit e unionit me qëndrim të unifikuar

Pakti BE-Turqi për refugjatët, udhëheqësit e unionit me qëndrim të unifikuar

Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë arritur një qëndrim të përbashkët për trajtimin nga Turqia të emigrantëve që zbarkojnë në ishujt grekë. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, i cili tha se pakti pritet të diskutohet të premten në mëngjes me Kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Marrëveshja e propozuar parashikon që të gjithë emigrantët që zbarkojnë në ishujt e Greqisë të kthen pas në Turqi, duke frenuar fluksin e më shumë se 1.2 milionë refugjatëve kryesisht nga Siria që nga viti 2015. Në këmbim të bashkëpunimit, Turqia do të marrë një ndihmë të madhe financiare, deri në 3 miliardë euro, udhëtimi pa viza për qytetarët e saj në Europë që prej qershorit, si dhe përshpejtim i procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE. Një zyrtar i lartë i BE-së tha se, "nuk ishte një marrëveshje, por një qëndrim i përbashkët" për të lejuar negociatat mbi një tekst përfundimtar me kryeministrin turk. Kryeministri Ahmet Davutoglu komentoi marrëveshjen e propozuar duke e cilësuar atë si të "qartë dhe të ndershme", por shtoi se, "Turqia nuk do të kthehet në një burg të hapur për emigrantët". Një pengesë e madhe, e cila duket se është kapërcyer, ishin kontestimet e Qipros. Mosmarrëveshjet që kanë ndjekur për dekada Nikosian dhe Ankaranë u reflektuan edhe në këtë moment kyç për kontinentin. Finalizimi i paktit BE-Turqi duhet të ketë vendimin unanim të bllokut.

Please publish modules in offcanvas position.