“Bamirësi Iranian”, arrestohet në SHBA-të

“Bamirësi Iranian”, arrestohet në SHBA-të

Biznesmeni Iranian Reza Zarrab, i cili u arrestua gjatë aksionit të madh policorë në hetimin e korrupsionit të 17-25 dhjetorit të vitit 2013 bashkë me disa djem të ministrave të atëhershëm, mirëpo që u liruan menjëherë pas një jave, dje u arrestua me urdhrin prokurorisë Amerikane në Miami për shkak të shkeljes së embargos ndaj Iranit dhe mashtrim, manipulim me bankat dhe larje të parave.

Bashkë me Zarrab u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë iranian.

Prokurori Preet Bharara: Me vite të tëra kanë bërë larje të parave në gjithë botën
Sipas prokurorit Amerikan, Preet Brahara, i cili urdhëroi arrestimin e iranianit me pasaportë turke, Reza Zarrab që gjithashtu ishte i kërkuar edhe nga autoritetet Iraniane, i akuzoi të arrestuarit me shkelje të embargos ndaj Iranit, ndërmarrjeve të saja dhe për larje parash.

Partneri i Reza Zarrab në Iran, Babek Zenxhani, u dënua me varje
Partneri i Reza Zarrab, Babek Zenxhani, të cilët bashkërisht me disa persona të tjerë nga Irani me vite të tëra kanë bërë larje parash dhe korrupsion në shumë shtete të botës, para disa muajve u arrestua në Iran dhe më vonë u dënua me varje, me kusht të vetëm që t'i kthej të gjitha paratë me të cilët ka manipuluar.

plaketa 5b899Zarrab kërkohej gjithandej, kurse Turqia e shpalli bamirës
Pas hetimit të korrupsionit të 17-25 dhjetor, ku Reza Zarrab u arrestua për shkak të larjes së parasë dhe korrupsionit të shumë ministrave, djemve të ministrave dhe drejtorive të ndryshme në Turqi, pas një kohe të shkurtër Zarrab u lirua nga burgu duke e nxjerr si të pafajshëm dhe në vend të tij u arrestuan policët dhe prokurorët të cilët udhëhiqnin këtë aksion të madh në Turqi. Jo vetëm që u shpall i pafajshëm, por Zarrab gjithashtu u shpërblye nga ana e qeverisë Turke me një pllakat falënderimi dhe u shpall “bamirës”. Në rrjetin social Youtube, ende ekzistojnë përgjimet e Zarrab se si i korrupton ministrat turk dhe disa autoritete të larta Turke.

ebrugundes 05cadReza Zarrab bashkëshorti i këngëtares së mirënjohur Turke, Ebru Gyndesh
Reza Zarrab pas një kohe të shkurtër u bë një nga biznesmenët më të preferuar nga autoritetet Turke. Ai gjithashtu u martua edhe me këngëtaren e mirënjohur Turke, Ebru Gyndesh. Mirëpo, pas arrestimit të Reza Zarrab për shkak të hetimit të korrupsionit në Turqi, marrëdhënie e çiftit filloi të përkeqësohet dhe para disa javëve dolën lajme se çifti do të divorcohej.

Please publish modules in offcanvas position.