Obama e kritikoi Erdoganin për lirinë e shtypit në Turqi

Obama e kritikoi Erdoganin për lirinë e shtypit në Turqi

Presaidenti amerikan Barak Obama e ka kritikuar kolegun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, duke deklaruar se "është nisur nëpër rrugë shumë brengosëse" lidhur me lirinë e shtypit në Turqi, informojnë agjencitë botërore.

"Nuk ka kurrëfarë dyshimi se presidenti Erdogan disa herë është zgjedhur në mënyrë demokratike, por vlerësoj se qasja që e ka ndaj shtypit mund Turqinë ta sjell në një rrugë që do të jetë shumë brengosëse", tha Obama në takimin me presidentin turk në Uashington. Autoritetet turke janë akuzuar për imponimin e kontrollit shtetëror mbi gazetën opozitare "Zaman" dhe me të të lidhura agjencia informative dhe revista. "Pafundësisht besoj në lirinë e shtypit, pafundësisht besoj në shtetin juridik dhe demokracinë", shtoi presidenti amerikan. "Nuk është sekret se në Turqi ka disa tendenca, të cilat brengosin", vazhdoi Obama, duke sqaruar se këto druarje të tij "drejtpëdrejtë" ia ka shprehur kolegut të tij turk. Ai, megjithatë nënvizoi se bashkëpunimi mes Uashingtonit dhe Ankarasë është shumë e rëndësishme për çështje të ndryshme me interes ndërkombëtar, edhe krahas dallimeve mes dy vendeve.

Please publish modules in offcanvas position.