Skandal planetar, Putin kapet me 2 miliardë euro

Skandal planetar, Putin kapet me 2 miliardë euro

Mediat botërore kanë raportuar se njerëit më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin janë kapur miliarda euro në llogari të ndryshme bankare që i kishin në shtete të ndryshme.

 

Ky është skandali më i madh financiar ku është i përfshirë edhe një lider. Afera pothuajse sapo ka shpërthyer, por përsëri konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të historisë së gazetarisë. Plot 11 milione emaile të zbuluara nga arkivat e kabinetit panamez Mossack Fonseca, tregojnë se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore, politikanët, njerzit e krimit, sportistët dhe milariderët që duan ti fshihen taksave. Gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung e cila po i ndjek dokumentat shprehet se në to skandale ka për Vladimir Putin, kryeministrin islandez Sigmundur David Gunnlaugsson, Ish shefin e UEFA-s Michel Platini apo futbollistin Lionel Mesi. Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve investigues (ICIJ) po e ndjek rastin me një dosje 1500 herë më e madhe sesa Wikiliksi, Sipas gazetarëve, deri tani në të figurojnë emrat e 12 shefa shtetesh (6 ne detyre) e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerezve më të pasur në botë sipas klasifikimit të Forbes.

Please publish modules in offcanvas position.