Ja politikanët që fshehën paratë në Panama

Ja politikanët që fshehën paratë në Panama

Një skandal korruptiv ka shpërthyer në arenën ndërkombëtare dhe që po njihet si "Panama Papers". Janë rreth 140 politikanë nga e mbarë bota që kanë fshehur paratë në Panama. Mes tyre politikanë që në vendin e tyre e kanë shpallur veten reformatorë të mëdhenj.

Drejtues shtetesh demokratike apo lider të regjimeve diktatoriale, të gjithë bashkohen në skemën e pastrimit të parave. Mësohet se në listë janë edhe 33 kompani që Shtetet e Bashkuara i kanë në listën e zezë si të përfshira në biznes me lordët e drogës në Meksiksë, me organizata terroriste si Hezbollah apo me Korenë e Veriut. Në dokumenta del emri i familjes së liderit kinez Xi Jinping, që së fundmi betohet për një fushatë kundër korrupsionit. Poashtu janë zbuluar marrëveshje korruptive të Poroshenkos në Ukrainë i cili doli me shpatë kundër korrupsionit në një vend të mbushur me afera korruptive. Gjithashtu para të majme ka edhe babai i David Kameron.

Lista e politikanëve që kanë pastruar paratë në Panama

Maurisio Makri

Presidenti i Argjentinës

Bidzina Ivanishvili

Ish kryeministri i Gjeorgjisë, në vitet 2012-2013

Sigmundur Davíd Gunnlaugsson

Kryeministri i Islandës

Ajad Allaui

Zv/ president i Irakut në vitet 2014-2015

Ali Abu al-Ragheb

Kryeministër i Jordanisë dhe Ministër i Mbrojtjes (2000-2003)

Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani

Kryeministër i Katarit (2007-2013)

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Ish emir i Shtetit të Katarit (1995–2013)

Mbreti Salman bin Abdulaziz bin Abdulrahman Al Saud

Mbret i Arabisë (2015-deri sot); Princ i Kurorës (2012-2015)

Ahmad Ali al-Mirghani

President i Sudanit (1986-1989)

Khalifa bin Zayed bin Sultan Al Nahyan

President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe emir i Abu Dhabi (2000-deri tani)

Pavlo Lazarenko

Ish kryeministër i Ukrainës, i dënuar me burg

Petro Poroshenko

President i Ukrainës (2014-deri tani); Ministër i Ekonomisë, Zhvillimit dhe Tregtisë (2012)

Ilham Aliyev

President i Azerbajxhanit (2003-deri tani)

Të afërm të tij në dokumenta: Bashkëshortja e Aljevit, fëmijët dhe motra

Li Xiaolin

Fëmija e dytë dhe vajza e vetme e ish kryeministrit kinez, Li Peng

Arkady and Boris Rotenberg

Vëllezërit bilionerë që patën fatin të jenë shokët e fëmijërisë së Vladimir Putin

Sergey Roldugin

Në vitet 70 ishte i afërt “si një vëlla” me Vladimir Putin

Vëllezërit Rami and Hafez Makhlouf

Kanë bërë miliona duke shfrytëzuar lidhjet familjare me kushëririn e tyre, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad

Ian Cameron

Ka vdekur në vitin 2010, është babai i kryeministrit anglez, David Cameron

Alaa Mubarak

Djali më i madh i ish presidentit të Egjiptit, Hysni Mobarak

Mounir Majidi

Ish sekretari i Mbretit Muhamed të Markout në vitet 2000

Tre fëmijët e kryeministrit të Pakistanit, Naëaz Sharif, Mariam, Hasan and Hyseni

Xhon Addo Kufuor

Djali i madh i ish presidentit të Ganës, Xhon Agiekum Kufuor, (2001- 2009)

Mohd Nazifuddin bin Mohd Najib

I biri kryeministrit të Malajzsë, Najib Abdul Razak

Daniel Munoz

Sekretari dhe njeri i afërt me ish presidentin argjentinas, Nestor Kirchner

Juan Armando Hinojosa

Biznesmeni i preferuar i presidentit meksikan Enrike Pena Nieto, ka një biznes me vlerë rreth 750 milion dollarë

Pilar de Borbon

Motra më e madhe e mbretit të Spanjës Huan Carlos

Clive Khulubuse Zuma

Nip i presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma

Mamadie Toure

E veja e Lansana Conte, ish diktatori, president i Guinesë .

Please publish modules in offcanvas position.