Kërkohet 15 vjet burg për babain e Hakan Shukur: Akuza, mbajtja në shtëpi e librit që tregon jetën e Profetit Muhamed

Kërkohet 15 vjet burg për babain e Hakan Shukur: Akuza, mbajtja në shtëpi e librit që tregon jetën e Profetit Muhamed

Pas lëshimit të urdhër arrestit për futbollistin me origjinë shqiptare, Hakan Sukur, policia turke ka arrestuar edhe babain e tij duke i konfiskuar edhe pasurinë.

Si pjesë e hetimit të simpatizantëve të lëvizjes Gylen, një padi kundër Selmet Sukur, babai i ish futbollistit Hakan Sukur, u ngrit me pretendimin se është "anëtar i një organizate terroriste të armatosur", duke kërkuar nga 7 vjet e 6 muaj deri në 15 vjet burgim.

Sipas aktakuzës prej 5 faqesh e përgatitur nga Zyra e Prokurorit Publik të Sakarjës,  pas kërkimit në shtëpinë  Selmet Sukur u gjetënën dy libra "Dritë e Pashuar 1 - 2", të Fethullah Gylenit, që flasin për jetën e Profetit Muhamed. Në aktakuzë thuhet se u konfiskuan te dy  librat.

Aktakuza gjithashtu pasqyroi si krime të dhënat e daljes jashtë vendit dhe hyrjes në vend të Selmet Sukur.

Për Selmet Sukur kërkohet dënim me 7 vjet, 6 muaj deri në 15 vjet burgim me pretendimin se është anëtar i një "organizate të armatosur terroriste". Gjyqi i Sukur do të fillojë më 5 shkurt.

lidhja:
http://www.tr724.com/hakan-sukurun-babasina-15-yil-istendi-suclama-evde-hz-muhammedin-sas-hayatini-anlatildigi-kitap-bulunmasi/

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.