Macron: Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e problemeve

Macron: Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e problemeveMacron: Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e problemeve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në samitin e pestë të vendeve të jugut i cili mbahet në Qipro, tha se marrëveshja e Prespës përfaqëson shembullin e zgjidhjes së problemeve në Evropë dhe më gjerë, përcjellë Telegrafi Maqedoni.

 

Ai tha se marrëveshja është shpresë për të gjithë dhe se dialogu sjell rezultate.

 “Do kisha dashur që të kujtoj Alexis Tsiprasin dhe Zoran Zaevin, të cilët së bashku u dakorduan për emrin Maqedonia e Veriut, duke nënshkruar marrëveshjen. Kjo është një shembull i shkëlqyer për Evropën dhe mesazh për shpresë për të gjithë”, tha Macron.

Please publish modules in offcanvas position.