Mitchell-Dimitrov: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është moment historik

Mitchell-Dimitrov: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është moment historik

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Washington ka realizuar takim me zv.ndihmësin e sekretarit amerikan për Evropë, Wess Mitchell.

 

Siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov dhe Mitchell kanë diskutuar për aktivitetet lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, si dhe aktivitetet rreth ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.

 “Wess Mitchell ka vlerësuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës dhe hyrja e saj në fuqi, duke u pasuar me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, janë momente historike. Ai ka thënë se këto arritje do të kenë ndikim në stabilitetin dhe prosperitetin e gjithë rajonit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ata shtojnë se ministri Dimitrov ka pasur takim edhe me drejtorët në Këshillin për Siguri Kombëtare në SHBA William Barkly, Markus Tomy.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.