Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vizit tek shkollat e lëvizjes Gylen: Këtu po bëhen punë të mëdha!

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vizit tek shkollat e lëvizjes Gylen: Këtu po bëhen punë të mëdha!

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Melania Trump e ka vizituar shkollën DOVE e cila është e udhëhequr nga Lëvizja Gylen.

Melania Trump e ka vizituar shkollën Dove School of Discovery, e cila gjindet në qytetin Tulsa-Okllahoma, sikur pjesë e kampanjës për përkrahje të zhvillimit të fëmijëve ‘Be Best’. Trump, këtë vizit e sshpërndau në rrjetin social Twitter, duke iu falënderuar arsimtarëve dhe kuadrit të asaj shkolle.

Falënderoj mësuesit, administratorët dhe studentët e shkollës DOVE të Discovery nga Tulsa për mikëpritjen. Gjëra të mëdha janë duke u bërë këtu! Është shumë e rëndësishme që arsimi të përfshijë jo vetëm akademikët, por edhe rëndësinë e një ndjenje të fortë të karakterit dhe vlerave. - shkroi Melanie Trump përmes llogarisë së saj në Twitter pas vizitës në shkollë.

Përndryshe shkolla DOVE School e Discovery u bë aktuale pas Shoqatës Kombëtare për Avancimin e njerëzve Zi e cila në raportet tregon se kjo shkollë është një nga 200 shkollat e lëvizjes Gylen në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2018 shkolla fitoi çmimin e Shkollës Kombëtare të Karakterit. Përveç kësaj, shkolla u rishikua nga Policia Financiare e SHBA në vitin 2016, pas së cilës u konstatua se nuk kishte parregullsi në punën e shkollës. (Euronews)

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.