Të paktën 19 persona janë lënduar në tërmetin në Turqi

Të paktën 19 persona janë lënduar në tërmetin në Turqi

Tërmet me intensitet prej 5,8 ballësh sipas shkallës së Rihterit sot është regjistruar në mëngjes në pjesën perëndimore të Turqisë, kumtoi Qendra Sizmike Mesdhetare Evropiane (QSME).

 

Në tërmet janë lënduar 19 persona, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të caktuar materiale. Epiqendra e tërmetit ishte në 236 kilometra në juglindje të Izmirit, në thellësi prej dy kilometrash.

Janë regjistruar edhe tre tërmete të mëpasshme, prej të cilëve më i forti ishte me intensitet prej 4,5 ballësh./mia.mk

Please publish modules in offcanvas position.